Çka është e lejuar të veprojnë burri dhe gruaja në prani të fëmijëve? E-Mail
Marte, 08 Maj 2007 20:24

Kur´an dhe Sunnet - Fetua FikhIbn Katheer ka thënë:
"Shërbtorët dhe fëmijët janë të urdhëruar që të kërkojnë leje për të hyrë në dhomën e prindërve të tyre sepse ka mundësi që në këtë kohë të jetë burri në pozitën e marrdhënjeve intime me gruan e tij apo diq të ngjajshme."
[3/401]

Kur´an dhe Sunnet - Fetua FikhPyetje:

Çka është e lejuar të veprojnë burri dhe gruaja në prani të fëmijëve?
A u lejohet atyre të ja kapin duart njëri tjetrit apo të përqafohen dhe të puthemi në prani të fëmijëve.

Përgjigje:

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh. Paqja dhe mëshira e Allahut xh.sh qofshin mbi Pejgamberin tonë të fundit Muahmedit s.a.v.s.

Rregulla islame në këtë rast është si vijon:

1. Në qoftë se përqafimi dhe intimiteti në mes burrit dhe gruas janë në vende ku ata janë vetëm, lejohet, por nuk është e lejueshme të bëhet para fëmijëve pa marrë parasysh a janë te vegjël apo të rritur. Allahut xh.sh thotë:

"O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju nuk jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu është i dijshmi i urti. E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para tyre. All-llahu ju shpjegon dispozitat e veta, sepse Ai di më së miri dhe është më i urti."
[En-Nur, 58-59]

Ibn Katheer ka thënë:

"Shërbtorët dhe fëmijët janë të urdhëruar që të kërkojnë leje për të hyrë në dhomën e prindërve të tyre sepse ka mundësi që në këtë kohë të jetë burri në pozitën e marrdhënjeve intime me gruan e tij apo diq të ngjajshme."
[3/401]

Nëse fëmijët janë të obliguar që të kerkojnë leje për të hyrë në dhomën e prindërve për shkak se mos po shohin diqka qe i takon vetëm burrit dhe gruas,atëher çka nëse bëjnë vepra të tilla në prani të fëmijëve me qëllim?

Vështroni ceremonin që është mbajtur në shtëpinë e profetit (paqja dhe mëshira e Allahut xh.sh qofshin mbi të) dhe si sahabet (Allahu xh.sh qoftë i knaqur me ta) kanë thënë detalet e kësaj jete, është transmetuar nga Kurayb rob i Abd-Allaah ibn Abbas se Abd-Allaah ibn abbas i tha atij se ai qëndroi tërë natën tek Mejmunah gruaja e pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut xh.sh qofshin mbi të) e cila ishte tezja e tij. Ai ka thënë: e shtriva koken ne qoshe të jastëkut dhe i derguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut xh.sh qofshin mbi të) dhe gruaja e tij vendosen kokat në anen tjeter. I derguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të) fjeti deri ne mesnat, pak para ose pas mesnate, i derguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të) u zgjua dhe fillojë të fërkojë sytë nga gjumi me duart e tij, pastaj filloi të recitojë dhjetë vargjet e fundit e sures Ali-Imran.
[Buhariu 4571, Muslim, 763]

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Ky hadith tregon se është e lejuar për burrin të flejë pranë gruas së tij pa pasur marrdhënje intime me të në prani të Mahramit të saj (Mahrem është çdo person mashkull i cili e ka të ndaluar të martohet me atë grua si p.sh vllau,daja,baba etj) edhe nëse ai ka arritur vjetersinë e dallueshme. Al-Kadi ka thënë në disa verzione të hadithit thuhet se Ibn Abbasi ka thënë: kalova një natë tek tezja ime, një natë kur ajo kishte ciklin mujor, megjithëse Isnadi i këtij verzioni nuk është saheh, vazhdon një ide shumë interesante sepse Ibn Abbaas nuk do ta pyeste për të kaluar një natë tek tezja e tij,në natën kur pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut xh.sh qofshin mbi të) ndoshta kishte dëshirë ta kalonte vetëm me gruan e tijë poashtu edhe babai i Ibn Abbasit nuk do ta kishte derguar atje po të mos e dinte se pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut xh.sh qofshin mbi të) nuk do të kishte nevojë të kalonte atë natë me gruan e tij, sepse ishte e dieshme se Pejgamberi s.a.v.s nuk do të qonte dashuri me gruan e tij në prani të Ibn Abbasit duke qëndruar ai në një jastëk me ta."
[Sherh Muslim, 6/46]

Para bërja e gjërave të tilla haptas, është një veprim i turpshëm dhe në kundërshtim me normat e sheriatit.

Efektet negative nga sjelljet e tilla që lënë tek fëmijët dhe edukimin e tyre është një arsye e mjaftueshme për të ndaluar atë.

Natyrshmëria e fëmijëvë është që të imitojnë ose kopjojnë nga prindërit e tyre në të gjitha qështjet.Kështu që frika egziston se ndonjëri nga ta mund të provojë nga padituria dhe pa e kuptuar se qka është duke bërë dhe kjo është mjaftë e keqe dhe e pa përspektiv përveq kësaj nuk ka garanci se fëmijët e vegjël flasin tek të tjerët,te shokët e tyre se qfarë kanë parë dhe kjo është afër mendsh se kjo është një pasojë, ngatrrim dhe humbje e gjelozis,(dhe kjo gjë më vonë i duket e zakonshme,po që se dikush e puth motrën e tij etj).

2. Në qoftë se veprimet e burrit dhe gruas që bëhen në prani të fëmijëve janë si të përditshme si p.sh mirësjellja në mes të dy bashkëshortëve,mëshira ndaj njëri tjetrit, të cilat janë shkaktarë që shtëpia të ketë një pasqyre të mirë dhe knaqësi e lumturi, posaqërisht të behen shkak i të mirës së tij, dhe që do të ketë një efekt në mendjen e shëndoshë të fëmijëve dhe do të krijoi shqisa që do të ketë besim të ndërsjelltë dhe harmoni në familjen e tyre.Pra nuk ka asgjë të keqe nëse duket ndonjë veprim i tillë, por vetëm aq sa është e nevojshme dhe pa bërë ndonjë gjë që është e ndaluar dhe Allahu xh.sh është mëshirues mëshirplotë.


Burimi: Islam QA
Përktheu: Besnik Latifi
Kur’an dhe Sunnet © 2007
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.