| Çka duhet bërë haxhiu që haxhi i tij të jetë i pranuar tek Allahu [Xhele Shanuhu]? |
|
| Premte, 16 Nentor 2007 12:05 |
|
Pyetje: Çka duhet bërë haxhiu që haxhi i tij të jetë i pranuar tek Allahu [Xhele Shanuhu]? Përgjigje: Për të qenë haxhi i pranuar, duhet që sinqerisht të bëhet nijet kryerja e haxhit për hirë të Allahut [Xhele Shanuhu], dhe të kryhen të gjitha ceremonitë e haxhit mu ashtu siç i ka kryer edhe Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]. Pra, çdo vepër e mirë nuk pranohet tek Allahu pa i plotësuar këto dy kushte: 1. Sinqeriteti dhe Allahu xh.sh thotë: "E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë" Gjithashtu, Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] thotë: "Me të vërtetë çdo vepër shpërblehet sipas qëllimit." Pra haxhiu kësaj duhet t’i kushtojë rëndësi, që të jetë i sinqertë në qëllimin e tij, të jetë qëllimi vetëm për hirë të Allahut, e assesi nuk bën të jetë për shkak se "..do të më quajnë të tjerët HAXHI..". Pastaj, duhet të ketë kujdes që mos të bëjë diçka çka nuk e ka bërë pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] sepse ajo do të jetë e refuzuar, mirëpo t’i kryej ceremonitë e haxhit ashtu siç i ka kryer edhe pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]. Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë: "Merrni nga unë ceremonitë e haxhit." Nga kushtet tjera është edhe që haxhi të bëhet me paret hallall, sepse haxhi me paret haram nuk është i lejuar, ndërsa disa dijetarë thonë se ai haxh nuk është i pranuar tek Allahu [Xhele Shanuhu]. Pastaj duhet që haxhiu të mos shaj dhe të mos grindet me tjetër kënd. Duhet t’i përmbahet ajetit ku Allahu [Xhele Shanuhu] thotë: "Haxhi është në muajt e caktuar, e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje" Haxhiu gjatë haxhit duhet t’i largohet të gjitha ndalesave dhe duhet që haxhiu të jetë i butë dhe të mos i shqetësoj muslimanët e tjerë, me gjuhën e tij apo dorën e tij. Gjithashtu, duhet që haxhiu t’i mësojë të gjitha dispozitat e haxhit nga ndonjë hoxhë, kështu që ai ta adhuroj Allahun [Xhele Shanuhu] me argumente e jo nga hamendja e tij, apo ashtu siç veprojnë të gjithë. Përgatiti: Eroll Nesimi Kuran dhe Sunnet © 2002-2007 |



Për të qenë haxhi i pranuar, duhet që sinqerisht të bëhet nijet kryerja e haxhit për hirë të Allahut [Xhele Shanuhu], dhe të kryhen të gjitha ceremonitë e haxhit mu ashtu siç i ka kryer edhe Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]. Pra, çdo vepër e mirë nuk pranohet tek Allahu pa i plotësuar këto dy kushte: