| Çfarë mund të bëjmë rreth masakrimeve të muslimanëve në Palestinë |
|
| Marte, 31 Gusht 2004 04:07 |
|
Pyetja: Cili është qëndrimi ynë rreth masakrimeve të Muslimanëve në Palestinë dhe në pjesët tjera të botës, të cilat ndodhin tani, me ç´rast shkatërrohen shtëpitë dhe tokat, mbyten fëmijë, të plagosurit lihen në rrugë, shtëpitë bomardohen dhe popullit, nga Jehudët dhe tjerët, i ndalohet e drejta e blerjes së ushqimit, pijes dhe gjërave të cilat u nevojiten? Çka mund të bëjë unë, si musliman? Përgjigje: Falënderimi i takon All-llahut [Subhanehu ve Teala] 1 - Ju duhet të bëni du´a dhe të lexoni du´anë e Kunutit në namazet e juaja. 2 - Duhet të tuboni ndihma dhe t´i dërgoni ato përmes lidhjeve të besueshme. 3 - Duhet t´i përkrahni të dobëtit dhe të shtypurit në të gjitha mënyrat, duke përfshirë edhe mediat dhe internetin. 4 - Duhet të ftoni dijetarë, dai´i, ligjërues dhe shkrimtarë, që të sqarojnë shtypjen e cila është duke ndodhur dhe mospërfilljen e një pjese të Ummetit dhe për të mobilizuar Ummetin për mbrojtjen e vendeve të shenjta. 5 - Verifikimi i qëllimit të njeriut rreth luftës për hirë të All-llahut dhe duhet shikuar se, a përputhet ai me hadithin e të Dërguarit [SalAllahu Alejhi ve Selem]: " Ai që vdes pa pasur luftuar për hirë të All-llahut, apo pa pasur qëllim të veproj ashtu, ka vdekur duke pasuar një nga shkallët e hipokrizisë." 6 - Ndërrmarja e të gjitha masave të ngritjes së fuqisë morale dhe materiale, në përgatitje për takim me armikun (në betejë). 7 - Rikujtimi i vetvetes dhe tjerëve rreth virtyteve të shehidllëkut për hirë të All-llahut dhe studimi i rregullave rreth xhihadit, duke mos qenë i lidhur për këtë botë. 8 - Shkaktim sa më i madh i dëmit ndaj armiqve, të cilët janë në gjendje lufte me ne, duke bojkotuar produktet e tyre, duke i sulmuar ata verbalisht dhe në shkrime duke i poshtërsuar dhe zemëruar ata, dhe për të vënë në shesh kufrin dhe shirkun e tyre, ofendimet e tyre ndaj All-llahut [Subhanehu ve Teala], të Dërguarit të Tij [SalAllahu Alejhi ve Selem] dhe besimtarëve, publikimi sa më i madh i mediave audio-vizuale dhe të shtypit rreth kësaj ështje serioze, duke e lidhur këtë me besimin Islam dhe Fjlaët e All-llahut [Subhanehu ve Teala] dhe të Dërguarit të Tij [SalAllahu Alejhi ve Selem] Lusim All-llahun e Lartësuar dhe të Gjithëfuqishëm që të ndihmojë fenë e Tij dhe të shkaktojë që Fjala e Tij të mbizotërojë. Sheikh Muhammed Salih Al-Munajjid burimi: islam-qa |



