| Betimi i gruas se nuk do të martohet pas vdekjes së burrit |
|
| Premte, 06 Gusht 2004 03:03 |
|
Pyetja: Nëse një grua i ka premtuar burrit të saj se, ajo nuk do të martojë asnjë pas tij, derisa All-llahu t´i bashkojë ata, me Mëshirën dhe Mirësinë e Tij. A ka të drejtë ajo të martohet pas tij? A numërohet kjo si mosplotësim i premtimit, që është një nga cilësitë e hipokritëve? Përgjigje: Falënderimi i takon All-llahut [Subhanehu ve Teala] Kësaj gruaje i lejohet të martohet pas vdekjes së burrit të saj, mirëpo ajo duhet të shpaguaj betimin e saj, sepse i Dërguari i All-llahut [SalAllahu Alejhi ve Selem]ka thënë: " Betohem në All-llahun se, nëse don All-llahu, unë nuk betohem për një gjë dhe pastaj shoh diçka më të mirë, veçse atëherë e shpaguaj betimin tim dhe veproj me atë që është më e mirë." Dhe ai [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë: " Nëse ju betoheni, ndërsa pastaj shihni diçka më të mirë se ajo për të cilën jeni betuar, shpaguani betimin tuaj dhe veproni me atë që është më e mirë." Martesa është më e mirë për këtë grua sesa të mbetet e pamartuar, sepse në të ka më tepër dobi." Fataawa al-Lajnah al-Daa´imah li´l-Ifta´, 23/24 burimi: Islam QA |



