| Bashkëjetesa midis dy Bashkëshortëve |
|
| Merkure, 12 Maj 2004 14:03 |
|
Disa Pyetje dhe Përgjigje rreth bashkëjetesës dhe sjelljeve mes burrit dhe gruas
Pyetje: Burri im nuk më jep para të mjaftueshme për plotësimin e nevojave të mija dhe fëmijëve të mi, andaj disa herë jam detyruar që të marr para prej tij, pa ia bërë me dije. A kam marrë gjynahe në këtë rast? Përgjigje: Në raste të tilla, është e lejueshme për gruan që të marrë nga pasuria e burrit, qoftë edhe pa lejen e tij, aq sa i nevojiten për plotësimin e nevojave të saj dhe fëmijëve të saj, me kusht që të mos shpenzojë më tepër se ç’duhet. Transmetohet nga Aishja se një grua erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe iu ankua: “O i Dërguari i All-llahut, paratë që më jep burri im nuk janë të mjaftueshme për mua dhe fëmijët e mi”. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Merr nga pasuria e tij, aq sa të duhen për të plotësuar nevojat e tua dhe të fëmijëve tu”. Ibën Bazi
Pyetje: A merr gjynahe ajo grua e cila këshillon burrin e saj që të falë namazin në xhami, nëse ai zemërohet nga kjo gjë, sepse Islami e urdhëron gruan që t’i bindet burrit dhe të mos e zemërojë atë? Përgjigje: Ajo grua që këshillon burrin e saj, nëse ky i fundit bën vepra të ndaluara, si p.sh. mosfalja e namazit me xhemat, pirja e alkoolit, apo qëndrimi deri natën vonë jashtë shtëpisë etj., jo vetëm që nuk merr gjynahe, por, përkundrazi, shpërblehet për këtë gjë. Vetëm se ajo duhet të ketë parasysh që të zgjedhë kohën dhe mënyrën më të përshtatshme për të këshilluar të shoqin, pasi në këtë mënyrë ka shumë të ngjarë që ai të pranojë këshillën dhe të përfitojë nga ajo. Ibën Bazi
Pyetje: A merr gjynahe ajo grua, e cila, për shkak të gjendjes së saj shpirtërore jo të mirë, nuk pranon të kryejë marrëdhënie seksuale me të shoqin? Përgjigje: Gruaja e ka për detyrë që t’ia plotësojë dëshirën të shoqit, kur ai kërkon prej saj që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Nëse ajo nuk ndihet mirë, qoftë nga ana shpirtërore apo fizike, vetë i shoqi nuk duhet t’ia kërkojë këtë gjë, sepse mund të jetë e dëmshme për të. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Nuk është e lejueshme që dikush t’i bëjë dëm vetes apo të tjerëve”. Andaj, duhet që burri ose të mos e kërkojë prej të shoqes këtë gjë, ose të kënaqet në atë mënyrë që nuk e dëmton atë. Ibën Uthejmini |


