| Agjërimi i atyre që punojnë punë të rënda |
|
| Marte, 27 Prill 2004 00:51 |
|
Si është çështja e rregullit sipas Sheriatit në lidhje me ata që punojnë punë të rënda, posaçërisht gjatë muajve të verës. Mund t´u jap si shembull ata që punojnë nëpër furra që përdoren pë shkrirjen e metaleve të ndryshme . A është e lejuar për ata të mos agjërojnë muajin e Ramazanit? Përgjigje:Falënderimi i takon All-llahut s.v.t.. Një nga faktet themelore të Islamit, për të cilën asnjë musliman nuk ka arsyetim nga mosdija, është se agjërimi i muajit të Ramazanit është obligim për çdo person i cili është mendjeshëndoshë (d.m.th nuk është i sëmurë psiqik), dhe është një nga Shtyllat e Islamit. Kështu, çdo musliman i cili është i ndërgjegjshëm dhe mendjeshëndoshë është i obliguar të përpiqet të agjërojë dhe të përmbush obligimin e tij ndaj All-llahut s.v.t., duke shpresuar në shpërblimin e Tij dhe duke pasur frikë dënimin e Tij, pa harruar fitimin e lejuar (hallall) në këtë botë dhe duke mos i dhënë përparsi kësaj bote ndaj Ahiretit (botës së përtejme). Nëse vie në konflikt midis obligimeve të caktuara nga All-llahu s.v.t. dhe punës për të fituar apo mbijetuar në këtë botë, atëherë njeriu duhet provuar të gjejë një baraspeshë ashtu që të jetë në gjendje t´i kryej të dyjat. Nuk duhet lejuar që intereset e kësaj bote të kenë ndikim në intereset e Ahiretit . Ka shumë punë të tjera dhe mënyra e fitimit për të mbijetuar nuk është kufizuar në këtë apo atë lloj pune të rëndë. All-llahu s.v.t. thotë: “...Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush detyrimin ndaj Tij, Ai do të sjellë rrugë për të për të dalë (nga çdo vështirësi).Dhe Ai do t´i sjellë atij Rizk (furnizim e të mira) prej nga ai as nuk mund ta mendonte. Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t´i mjaftojë atij plotësisht. Padyshim që Allahu do t´ia përmbushë qëllimin atij. Sigurisht që Allahu ka vendosur masë për çdo gjë." Nëse marrim parasysh se ai nuk mund të gjejë punë tjetër pçrveq asaj të përmendur më sipër, dhe kjo (papunësia) i shkakton atij jetë të vështirë, atëherë ai duhet të largohet nga ai vend në një vend tjetër ku ai mund t´i zbatoj edhe obligimet e caktuara nga All-llahu s.v.t. si edhe ato të kësaj bote, dhe ku mund të bashkëpunojë me muslimanët e tjerë në drejtësi dhe mëshirë, pasi që toka e All-llahut është e gjerë. All-llahu s.v.t. thotë: "Kush shpërngulet për hirë të (të fesë) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë." " Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjërë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” " Por, nëse ai nuk është në gjendje të veproj në asnjë nga mënyrat e cekura, atëherë ai duhet të agjërojë derisa ta ndjejë veten se nuk mundet më, dhe pastaj të hajë dhe të pijë derisa ta ndjejë veten se mund të vazhdojë, dhe prap të ndalohet nga ngrënia dhe pija. Dhe ai poashtu duhet të kompenzojë kohën të cilën ai nuk ka agjëruar, në ndonjë ditë kur ai e ka më lehtë të agjërojë. Dhe All-llahu s.v.t. është Burim i Fuqisë. Lusim All-llahun s.v.t. të dërgojë bekim dhe paqë mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij dhe shokët e tij si edhe mbi ata që e pasojnë deri në Ditë e Gjykimit. Komiteti i Përhershëm për Hulumtime dhe Çështje të Fetvave, 10/233-234. Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah |



Pyetja: