| Agjërimi gjatë shtatzanisë dhe me fëmiun në gji |
|
| Shtune, 28 Gusht 2010 23:04 | ||||||
|
Çfarë duhet të veprojë gruaja shtatzënë apo ajo e cila e ka fëmijën e saj në gji, nëse e prishin agjërimin? Përgjigje: Gruas shtatzënë dhe asaj që e ka fëmijën në gji nuk i lejohet t'a prishin agjërimin, përveçse me arsye. Nëse e prishin agjërimin me arsye, detyrohen që t'i kompensojnë ato ditë. Allahu subhanehu ue teala, thotë: "E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju." Këto dy kategori njerëzish, gruaja shtatzënë dhe ajo që e ka fëmijën në gji, konsiderohen të sëmurë, ndaj nëse e prishin agjërimin, atëherë detyrohen t'i kompensojnë me ditë të tjera.
|
||||||



Pyetje: