| A u falet Namazi i Xhenazes, shehidëve? |
|
| Hene, 26 Prill 2004 18:52 |
|
Pyetja:
A duhet falur Namazi i Xhenazes, muslimanëve të cilët janë kanë rënë në luftë kundër kafirave? Përgjigje: I Lavdëruar qoftë All-lahu s.v.t.. Shehid (martir) është muslimani, i cili vdes duke luftuar kufarët dhe për ketë qëllim. Shiqo poashtu el-Mevsuu´ah el-Fikhijeh, Edicion i Kuvajtit, 26/272. Shumica e dijetarëve kanë thënë se, atyre nuk duhet falur Namazi i Xhenazes. Ky është mendimi i Imam Malikut dhe Imam Shafiut, dhe mendimi me i saktë është i transmetuar nga Imam Ahmedi. Shiqo el-Mughni, 2/334. Si argument merret ajo se, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) nuk ua ka falur Namazin e Xhenazes shehidëve të Uhudit (transmetuar në Buhari,1347), siedhe fakti se, qëllimi i Namazit të Xhenazes është ndërmjetësimi për të vdekurin. Mirëpo, shehidit i falen të gjitha mëkatet (kështu që nuk ka nevojë për ndërmjetësim), përveç borxhit; borxhi nuk falet me shehidllëk, por mbetet (si borxh) të vdekurit. Sheikh ´Abd el-´Aziz ibn Baz (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: " Nuk është e pëshkruar se duhet falur Namazin e Xhenazes shehidëve, të cilët kanë rënë në betejë, apo t´u lahet xhenazja, sepse i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) nuk ua fali Xhanazen të rënëve të Uhudit, e as nuk i lajti. Kjo është transmetuar nga Buhariu në Sahihun (1347) e tij, nga Xhabir ibn ´Abd-Allah (All-llahu e mëshiroftë)." Mexhmu´ Fataawa Ibn Baz, 13/162 Sheikh Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: " Asnjë nga njerëzit- as imami e as të tjerët- nuk duhet falur Namazin e Xhenazes, shehidëve, sepse i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) nuk ua ka falur Namazin e Xhenazes shehidëve të Uhudit dhe se qëllimi i Namazit të Xhenazes është ndërmjetësimi për të vdekurin. I Dërguari (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë: ´ Nuk ka musliman, i cili vdes, dhe të cilit ia falin Namazin e Xhenazes dyzet vetë, të cilët nuk i përshkruajnë shokë All-llahut, e të mos i pranohet ndërmjetësimi i tyre tek All-llahu.´ Mirëpo, shehidit i falen të gjitha mëkatet, përveç borxhit, sepse borxhi nuk falet me shehidllëk, dhe ai mbet borxh i të vdekurit, i cili duhet paguar nga prona e tij, nëse ka lënë diçka prapa. Në anën tjetër, nëse e ka marrë me qëllim që ta kthejë, All-llahu do t´a paguaj borxhin për të." El-Sharh el-Mumti´, 5/367 Disa nga dijetarët ishin të mendimit se, është e lejuar falja e Namazit të Xhenazes, shehidit, mirëpo nuk është obligative. Kjo është transmetuar nga Imam Ahmedi (shiqo el-Mughni, 2/334). Si argument merret hadithi që vijon: 1.- Transmetohet nga Shedad ibn el-Haad se, një njeri nga beduinët erdhi te i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem), besoi në të dhe e pasoi atë, pastaj ai tha: " Unë do të migrojë me ty." Ata qëndruan aty për një kohë, pastaj ata u angazhuan në luftë kundër armikut. Atë e sollën te i Dërguari (Alejhi Selam), dhe e kishte goditur një shigjetë... Pastaj, i Dërguari (Alejhi Selam) e mbështjelli atë me pelerinën e tij, pastaj e vendosi atë para tij dhe ia fali atij Namazin e Xhenazes. Ky hadith transmetohet nga el-Nesa´i; Sheikh Albani (All-llahu e mëshiroftë) e ka klsifikuar si sahih në Ahkam el-Xhenaa´iz, f.82 2.- Transmetohet nga ´Abd-Allah ibn el-Zubejr se, në ditën e Uhudit, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) urdhëroi që Hamza të mbështjellet në pelerinën e tij, pastaj ia fali Namazin e Xhenazes. Ai bëri tekbir dhjetë herë, pastaj u sollën të vrarët dhe u vendosën në rradhë, dhe ua fali Namazin e Xhenazes atyre dhe atij me ta. Ky hadith transmetohet nga el-Tahhavi në Ma´aani el-Ethaar, 1/290; Sheikh Albani (All-llahu e mëshiroftë) e ka klsifikuar si hasen në Ahkam el-Xhenaa´iz, f.82 Ndër ata, të cilët përkrahnin këtë mendim, ishte edhe Sheikh Nasir el-Din el-Albani (All-llahu e mëshiroftë). (shiqo Ahkam el-Xhenaa´iz, f.81) Sheikh Muhammed Salih El-Munaxhid All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri. Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah |


