A prishet abdesi me rast të prekjes së gruas E-Mail
Hene, 26 Prill 2004 03:16

Pyetja:

A është e vërtetë se duhet ndërruar abdesin çdo herë me rastin e prekjes së një gruaje jo-mahram* ?

Përgjigje:

I Lavdëruar qoftë All-lahu s.v.t..

     Nuk i lejohet një mashkulli, i cili beson në All-llahun (Subhanehu ve Teala) dhe në Ditën e Gjykimit, që të prekë një grua me të cilën i është e lajuar martesa. Për argumente dhe mendime të dijetarëve shiko këtu.

     Sa i përket çështjes se, a prishet abdesi me rastin e prekjes së gruas, egzistojnë mendime të ndryshme të dijetarëve. Mendimi më i drejtë është se, abdesi nuk prishet (shiko edhe këtu), pa marrë parasysh se a është gruaja mahram, gruaja e tij apo jo-mahram.

All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri.



* mahram - nënkuptohen ata të cilët janë të lejuar (d.m.th me të cilët është e ndaluar martesa, p.sh. për mashkullin: nëna, motra, motra nga gjiri, etj.) dhe me jo-mahram nënkuptohet e kundërta

Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.