| A prishet abdesi me rast të prekjes së gruas 2 |
|
| Hene, 26 Prill 2004 03:25 |
|
Pyetja: Është vështirë të kalojë një ditë pa marrur apo pa dhënë gjëra të ndryshme gruas apo anasjelltas. Nëse ai ka abdes dhe e prek gruan e tij, a i prishet abdesi? Pyetja: Është vështirë të kalojë një ditë pa marrur apo pa dhënë gjëra të ndryshme gruas apo anasjelltas. Nëse ai ka abdes dhe e prek gruan e tij, a i prishet abdesi? Përgjigje: I Lavdëruar qoftë All-lahu s.v.t.. Dijetarët kanë dalluar në mendimin e tyre në lidhje me prishjen e abdesit me rastin e prekjes së gruas. Mendimi më i drejtë është se abdesi nuk prishet, pa marrur prasysh se a e ka prekur me epsh apo jo, sepse transmetohet nga Aishja (All-llahu e mëshiroftë) se i Dërguari (salallahu alejhi ve selem) ka puthur disa nga gratë e tij dhe ka shkuar në xhami pas kësaj (dhe nuk ka marrë abdes prap); dhe do të kishte sjellur një vështirësi në ibadet në rast se do të kisht pasur nevojë të mirret abdes në këso raste. Po t´ia kishte prishur abdesin njeriut një gjë e tillë, i Dërguari (salallahu alejhi ve selem) do të kishte thënë një gjë të tillë. Sa i përket fjalëve të All-llahut (Subhanehu ve Teala) në Kur´an: "...apo keni pasur kontakt me gra..." , kjo ka të bëjë me marrëdhënie seksuale me gruan, duke u bazuar mendimit të drejtë të dijetarëve. Fatava el Legjnah el Daa´imah, 5/266
All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri. Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah |


