A mund të falet Vitri sikurse Namazi i Mbrëmjes (Akshamit)? E-Mail
Hene, 26 Prill 2004 18:49
Pyetja:

Rreth Namazit të Taravijave në xhamitë hanefite. Namazi i Vitrit falet me tre rekatë dhe me DY ulje, në të cilat nuk jipet selam deri tek rekati i fundit (dmth., sikurse në Namazin e Akshamit). A është e drejtë t´iu bashkangjitemi në këtë, apo duhet t´a falim Vitrin ndamas (prej tyre)?

Përgjigje:

Falëndrimi i takon All-llahut (Subhanehu ve Teala)

Është vërtetuar se, i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) e ka falur Namazin e Vitrit në mënyra të ndryshme. Ai ka falur një, tre, pesë, shtatë dhe nëntë rekatë. Dhe ai ka falur tre rekatë në dy mënyra të ndryshme, ose pandërperë me një ´tashahud´ (ulje), ose duke dhënë selam pas dy rekateve dhe pas tij ka falur rekatin e tretë duke dhënë poashtu selam pas tij.Ai nuk e ka falur Vitrin në mënyrën sikurse falet Namazi i Akshamit, me dy ulje dhe një selam. Në të vërtetë, ai e ka ndaluar një gjë të tillë, dhe ka thënë:

" Mos e falni Vitrin me tre rekate, ashtu si e falni Namazin e Akshamit."
[Transmetuar nga el-Hakimi, 1/403; Bejhekiu, 3/31; el-Darakutni, f.172. El-Hafiz ibn Haxher ka thënë në Fet´h el-Bari (4/301): " Isnedi (zingjiri) i tij përmbush kushtet e dy Sheikhëve (Buhariut dhe Muslimit)" ]

Sheikh Muhammed el-Saalih el-Uthejmin ka thënë:

Është e lejuar të falet Vitri me tre rekatë, ose pesë, ose shtatë, ose nëntë. Nëse njeriu falë Vitrin me tre, mund të falet në njërën prej dy mënyrave, të cilat janë të përshkruara me Sheriat:

  1. - Falja e tre rekateve pandërprerë me një ulje.
  2. - Dhënia e selamit pas dy rekateve, pastaj falja e rekatit të tretë në veçanti.

Është poashtu i lejuar praktimi me një selam, por ai duhet të praktikohet me vetëm një ulje, jo me dy, sepse po që se praktikohet me dy ulje, do t´i gjasonte Namazit të Akshamit, ndërsa i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) e ka ndaluar gjasimin e tij (të Vitrit) me Namazin e Akshamit.

El-Sharh el-Mumti´, 4/14-16

All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri.

Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.