|
 Dëgjo Fjalët e All-llahut:
"... e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet." [En Nebe´, 39]
"...Pati prej jush që e deshën këtë jetë e pati prej jush që e deshtën botën tjetër..." [Al Imran, 152]
Pyetja:
A ka njeriu mundësinë e zgjedhjes apo është duke pasuar një drejtim të parapërcaktuar nga All-llahu (Subhanehu ve Teala)?.
Përgjigje:
Falënderimi i takon All-llahut (Subhanehu ve Teala)
Sheikh Ibn ´Uthejminit i është parashtruar kjo pyetje dhe ai ka thënë:
Pyetësi duhet të pyes vetveten se, a e ka detyruar ndokush që t´a parashtrojë këtë pyetje dhe a e zgjedh ai modelin e veturës të cilën e nget? Siedhe pyetje tjera të ngjashme. Pas kësaj, përgjigja rreth asaj se, a është ai duke pasuar një drejtim të parapërcaktuar nga All-llahu apo ka lirinë e të zgjedhurit, do t´i bëhet më se e qartë.
Pastaj, ai duhet të pyes veten se, a i ndodhin atij aksidente sipas vullnetit të tij? Apo, a sëmuret ai nga vet dëshira e tij? Apo, a do të vdes ai nga vet dëshira e tij?
Siedhe pyetje tjera, të ngjashme. Pas kësaj, përgjigja rreth asaj se, a është ai duke pasuar një drejtim të parapërcaktuar nga All-llahu apo ka lirinë e të zgjedhurit, do t´i bëhet më se e qartë.
Përgjigja është se, veprat e bëra nga njeriu i mençur, padyshim se janë nga vet vullneti i tij i lirë. Dëgjo Fjalët e All-llahut:
"... e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet." [En Nebe´, 39]
"...Pati prej jush që e deshën këtë jetë e pati prej jush që e deshtën botën tjetër..." [Al Imran, 152]
" E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtarë, përpiqet për të ashtu si i tako asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti)." [El Isra´, 19]
"...kompensim është: agjërim, sadaka ose kurban." [El Bekareh, 196]
Por, nëse njeriu dëshiron të kryej një vepër dhe e kryen atë, ne kemi të ditur se All-llahu e ka dëshiruar këtë. All-llahu thotë:
" Për atë nga mesi juaj që dëshiron të gjendet në të vërtetën. Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!" [Et Tekvir, 28-29]
Sepse, Zotërimi - Gjithësundimi i Tij (Rububijeh) është absolut dhe i përkryer, asgjë nuk mund të ndodh në qiej dhe në tokë pa Vullnetin e Tij.
Sa u përket gjërave apo punëve, të cilat i ndodhin njeriut pa i dëshiruar apo zgjedhur ato, sikurse janë sëmundja, vdekja dhe fatkeqësitë, këto janë Vullnet Hyjnor (el Kader) dhe njeriu nuk ka alternativë apo vullnet ndaj tyre.
Dhe All-llahu është Burim i Fuqisë
Mexhmu´ Fetaawa el-Sheikh Ibn ´Uthejmin, vëll.2
burimi: Islam Q&A |