| A i lejohet mashkullit të vesh dorëza në namaz |
|
| Shtune, 24 Janar 2009 21:29 | ||||
|
Shejh Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: Gjatë ditëve të dimrit ndiej të ftohtë të madh në duar. A më lejohet mua të vesh dorëza të leshta dhe të falem me to? A është kjo në kundërshtim me rregullat e sexhdes, që duhet të bëhet me shtatë gjymtyrë, e prej tyre janë dy duart? Përgjigje: Nuk ka të keqe në këtë, sikurse i mbath mestet në këmb ashtu edhe vendosja e dorëzave në duar, nuk ka ndonjë të keqe elhamdu lilah. Shokët e Pejgamberit (SalAllahu Alejhi ve Selem) kur u bënte shumë nxehtë dhe toka nxehej, binin në sexhde në teshat e tyre. Fetava Bin Baz
|
||||



Pyetja: