A është rradhitja në abdes Sunet apo Farz E-Mail
Diele, 04 Janar 2009 22:35

Kur´an dhe Sunnet - Fetua FikhPyetja:

A është rradhitja në abdes Sunet apo Farz?

Përgjigja:

Nuk ka ndonjë argument që tregon se rradhitja është vaxhib (e obligueshme), dhe thënia e Ibn Kajjimit në librin e tij "Zad El-Mead":

"Dhe abdesi i tij (Pejgamberit) ishte i rradhitur dhe i njëpasnjëshëm, dhe nuk e ka lënë këtë kurrë"

...nuk është e saktë për rradhitjen, për shkak të hadithit që e ka transmetuar Mikdam Ibn Maedi Kerib El-Kenedi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij):

"I erdhën të Dërguarit (paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) me një enë me ujë, morri abdes dhe lau dy duart e tij tre herë, pastaj lau fytyrën e tij tre herë, pastaj lau krahet e tij tre herë, pastaj futi ujë në gojën e tij dhe në hundët e tij tre herë, dhe fshiu kokën e tij dhe veshët e tij nga jashtë dhe nga brenda, dhe lau këmbet e tij nga tre herë."

Transmetoi Ahmedi, dhe nga ai Ebu Davudi me sened të saktë, dhe ka thënë Sheukani: "Hadithi është me sened të mirë, dhe e ka nxjerrur Eddijae në librin e tij "El-Mukhtare".

Kjo tregon se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) disa herë nuk ka marrë abdes me rradhë, dhe ky është argument që rradhitja nuk është vaxhib, dhe që Pejgamberi (paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) ka marrë abdes me rradhë në shumicën e rasteve, tregon se rradhitja është Sunet.

Dhe All-llahu e di më së miri.


Përktheu: Ebu Abdurrahman
Burimi: Silsiletul Ehadith Es-Sahiha Hadithi nr.261
Vargu i haditheve të sakta
Kuran dhe Sunnet © 2002-2009
 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.