A është më mirë të lahen këmbët apo t´u jipet mes´h?. E-Mail
Marte, 25 Janar 2005 21:30

Kur´an dhe SunnetImageEkzistojnë shumë hadithe nga i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), në të cilat ceket se ai i ka bërë të dyjat: ai i ka larë këmbët dhe ai, poashtu, i ka përshkuar mestet (veshje të lëkurës për këmbë - ar. khuffayn). Kjo i bëri disa dijetarë që të pohojnë se, përshkimi [mes´h] dhe larja janë njësoj. Ky mendim ishte i preferuar tek Ibn el-Mundhir [All-llahu e mëshiroftë].

Kur´an dhe SunnetPyetja:
A është më mirë të lahen këmbët apo t´u jipet mes´h?.

Përgjigje:

Falënderimi i qoftë All-llahut [Subhanehu ve Teala]

Shumica e dijetarëve, duke përfshirë Ebu Hanifen, Malikun dhe Shafiun [All-llahu i mëshiroftë], janë të mendimit se larja e këmbëve është më mirë. Ata thanë se, kjo për shkak se parimi themelor është larja e këmbëve, andaj kjo është më e mirë.
[shiko, el-Mexhmu´, 1/502]

Imam Ahmedi [All-llahu e mëshiroftë] ishte i mendimit se dhënia mes´h [përshkimi i këmbëve me duar të lagura] mbi çorapë është më mirë. Për pohimin e tij ai dha argumentet në vijim:

  1. Është më lehtë, dhe i Dërguari i All-llahut [Paqja dhe Bekimi i All-lahut qofshin mbi të] asnjëherë nuk ka pasur dy zgjedhje, veçse e ka zgjedhur më të lehtën prej atyre dyjave, përderisa nuk ishte mëkat; po të ishte mëkat, ai do të ishte më së largëti nga të gjithë, prej tij.
    [Transmeton Buhariu, 3560 dhe Muslimi, 2327]
  2. Është koncesion, dhe i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: " All-llahu i don që të mirren koncesionet (ato që All-llahu nuk i ka ndaluar, por që janë si lehtësim për muslimanët), sikurse që e urren bërjen e mëkatit."
    [Transmeton Ahmedi, 5832; cilësuar nga Albani si sahih´Irwa el-Ghalil, 564
  3. Përshkimi mbi çorapë [mes´h] nënkupton të vepruarit ndryshe nga populli i bidatit, të cilët e mohojnë atë, siç janë Kharixhitë dhe Rafiditë.

Ekzistojnë shumë hadithe nga i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), në të cilat ceket se ai i ka bërë të dyjat: ai i ka larë këmbët dhe ai, poashtu, i ka përshkuar mestet (veshje të lëkurës për këmbë - ar. khuffayn). Kjo i bëri disa dijetarë që të pohojnë se, përshkimi [mes´h] dhe larja janë njësoj. Ky mendim ishte i preferuar tek Ibn el-Mundhir [All-llahu e mëshiroftë].

Sheikh el-Islam Ibn Tejmijjeh [All-llahu e mëshiroftë] dhe nxënësi i tij Ibn al-Kajjim [All-llahu e mëshiroftë] ishin të mendimit se, veprimi më i mirë varej nga rrethanat (gjendja) e këmbëve. Nëse njeriu ka të veshura çorapët, atëherë është më mirë t´u jipet mes´h atyre, ndërsa nëse është këmbëzbathur, atëherë është më mirë t´i lajë ato, dhe ai nuk duhet t´i veshë çorapët që t´u japë mes´h atyre.

Kjo tregohet në hadithin e el-Mugirah ibn Shu´beh [All-llahu e mëshiroftë], i cili deshi t´ia heqë mestet të Dërguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem) për t´ia larë këmbët. I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: " Leri ato, sepse i kam veshur mbi këmbë të pastërta," dhe iu dha mes´h atyre.
[Transmeton Buhariu, 206 dhe Muslimi, 274]

Kjo tregon se, përshkimi i tyre është më i mirë nëse njeriu i ka të veshura çorapët.

Kjo poashtu tregohet në raportimin, i cili transmetohet nga Tirmidhiu (96) prej Safwan ibn ´Assaal [All-llahu e mëshiroftë], i cili tha: " I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), kur ishim duke udhëtuar, na thoshte që të mos i heqim kufufet tona tri ditë dhe netë, përveç në rast të xhunubllëkut, por nëse ndonjëri dilte jashtë, urinonte apo bënte gjumë (nuk kishte nevojë t´i heqë ato)." Ky hadith u cilësua si hasen nga Albani [All-llahu e mëshiroftë] në Irwa´ el-Ghalil, 104. Urdhëri për mes´h tregon se është më mirë, mirëpo kjo vlenë vetëm për atë që ka t# veshura çorapë.

Sheikh el-Islam Ibn Tejjmijeh [All-llahu e mëshiroftë] ka thënë:

" Konkluzion: më e mira për secilin është ajo që i përshtatet gjendjes së tij. Për atë, këmbët e të cilit janë të zbathura, është më mirë që t´i lajë ato, dhe ai nuk duhet t´i veshë çorapët me qëllim që t´u japë mes´h atyre, sepse i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) kishte shprehi t´i lajë këmbët e veta kur ato ishin të zbathura, dhe u jepte mes´h atyre kur i kishte të mbathura khufufet."
[el-Insaaf, 1/378]

Ibn el-Kajjim [All-llahu e mëshiroftë], në Zaad el-Me´ad (1/199), ka thënë:

" Ai nuk ka nevojë të bëjë më tepër sesa është e nevojshme në bazë të gjendjes së këmbëve të tija. Nëse ka të mbathura khufufet ai duhet t´u japë mes´h atyre dhe të mos i heqë, ndërsa nëse këmbët i ka të zbathura ai duhet t´i lajë ato dhe nuk duhet t´i mbathë çorapët me qëllim që t´u japë mes´h atyre. Ky është mendimi më i saktë sa i përket çështjes se, a është më i mirë mes´hi apo larja. Ky është mendimi i Sheikhut tonë (Sheikh el-Islam Ibn Tejjmijeh)."

 
Copyright © 2012 Kuran dhe Sunnet. All Rights Reserved.