Përgjigje ndaj pyetjeve të ndryshme, për të gjitha sferat e jetës.
|
|
Shtyerja e kompenzimit të ditëve të paagjëruara 2 |
|
|
Diele, 29 Gusht 2010 00:18 |
|
Pyetje:
Cili është gjykimi i fesë për atë që nuk e ka kryer agjërimin e Ramazanit kaza deri në Ramazanin e ardhshëm, në një kohë që nuk ka pasur pengesë? A mjafton që ky njeri të bëjë teube dhe të agjërojë kaza, apo detyrohet të bëjë edhe shlyerjen?
Përgjigje:
Ky njeri duhet patjetër të bëjë teube dhe përveç plotësimit kaza të agjërimit, ai ka për detyrë të ushqejë edhe një të varfër për çdo ditë agjërimi kaza që do të bëjë.
Për ushqimin e të varfërit ai ka detyrë të japë një gjysëm Saë nga Saë, e të Dërguarit të Allahut dhe nga ai ushqim që përdor vendi, si shembull grurë, oriz etj.
Kjo sasi ushqimi përafërsisht është një kilogram e gjysëm dhe nuk ka tjetër detyrim përveç kësaj që u tha. Kështu kanë shpjeguar një grup sahabësh, ndër të cilët edhe Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me t'a.
Në rast se ai e ka shtyrë agjërimin kaza deri në Ramazanin e ardhshëm për shkaqe semundjeje, ose ka qenë në udhëtim, atëherë ka për detyrë vetëm të agjërojë kaza ditët që ka për të plotësuar dhe nuk ka asnjë detyrim tjetër.
Me të njejtin rregull përfshihen edhe gruaja shtatëzënë dhe gruaja me fëmijë në gji.
| Autor: |
Sheikh Ibn Baz |
| Përktheu: |
Ebu Malik |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2010 |
|
|
|
Dalja e gjakut nga hunda |
|
|
Diele, 29 Gusht 2010 00:17 |
|
Pyetje:
A e prishë agjërimin dalja e gjakut nga hunda?
Përgjigje:
Nuk e prishë agjërimin dalja e gjakut nga hunda, edhe nëse është shumë, sepse ajo nuk ndodhë me deshirë të njeriut.
| Autor: |
Sheikh Ibn Uthejmini |
| Përktheu: |
Ebu Malik |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2010 |
|
|
Dispozita lidhur me freskimin për agjëruesin |
|
|
Diele, 29 Gusht 2010 00:06 |
|
Pyetje:
Cila është dispozita lidhur me freskimin për agjëruesin?
Përgjigje:
Është e lejuar të freskuarit e agjëruesit dhe nuk ka asgjë të keqe.
I Dërguari salallahu alejhi ue selem, duke qenë agjërueshëm, kur ishte i etur apo kishte të nxehtë, derdhte mbi kokën e tij ujë. Po ashtu Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, lagte rrobat e tij me ujë duke qenë agjërueshëm për t'a lehtësuar nxehtësinë e madhe apo etjen.
Të lagurit nuk ndikon gjë në agjërim, sepse nuk është gjë e cila arrin në lukth.
| Autor: |
Sheikh Ibn Uthejmini |
| Përktheu: |
Ebu Malik |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2010 |
|
|
Shtyerja e kompenzimit të ditëve të paagjëruara |
|
|
Shtune, 28 Gusht 2010 23:16 |
|
Pyetje:
Kam vonuar shlyerjen e agjërimit derisa ka ardhur Ramazani tjetër. Çfarë duhet të veprojë?
Përgjigje:
Nëse Ramazani vjen dhe t'i ke ditë të paagjëruara duke mos pasur arsye të justifikuar për vonim të shlyerjes, atëherë përpos agjërimit je i detyruar të ushqesh një të varfër për çdo ditë të paagjëruar.
Ndërsa nëse ke arsye të justifikuar dhe legjislative je i detyruar vetëm me shlyerje, domethënë kompensim të ditëve të paagjëruara.
| Autor: |
Shejh Salih El-Feuzan |
| Përktheu: |
Ebu Malik |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2010 |
|
|
Agjërimi gjatë shtatzanisë dhe me fëmiun në gji |
|
|
Shtune, 28 Gusht 2010 23:04 |
|
Pyetje:
Çfarë duhet të veprojë gruaja shtatzënë apo ajo e cila e ka fëmijën e saj në gji, nëse e prishin agjërimin?
Përgjigje:
Gruas shtatzënë dhe asaj që e ka fëmijën në gji nuk i lejohet t'a prishin agjërimin, përveçse me arsye. Nëse e prishin agjërimin me arsye, detyrohen që t'i kompensojnë ato ditë.
Allahu subhanehu ue teala, thotë:
"E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju." [El-Bekare, 185]
Këto dy kategori njerëzish, gruaja shtatzënë dhe ajo që e ka fëmijën në gji, konsiderohen të sëmurë, ndaj nëse e prishin agjërimin, atëherë detyrohen t'i kompensojnë me ditë të tjera.
| Autor: |
Sheikh Ibn Uthejmini |
| Përktheu: |
Ebu Malik |
| Kuran dhe Sunnet © 2002-2010 |
|
|
|
|
|
<< Fillimi < Kthehu 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vazhdo > Fund >>
|
|
JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL |