Pėrzierja e meshkujve me femra PDF E-post
05 10 2006

Kur“an dhe SunnetPyetja:

A ėshtė e lejuar pėrzierja e meshkujve me femra, nėse ėshtė e sigurt qė nuk ka fitne?

Pėrgjigje:

Pėrzierja e meshkujve me femra ėshtė tre lloje:

  1. Pėrzierja e femrave me meshkuj mahrem, me tė cilėt ėshtė haram martesa. Dhe kjo pėrzierje ėshtė e lejuar. [si p.sh pėrzierja e femrės me vėllaun, babėn, axhėn, dajėn etj., dhe duhet pasur parasysh se, djali i axhės, djali i dajės nuk janė prej "mahremėve" dhe lejohet martesa me ta]
  2. Pėrzierja e femrave me meshkuj me ndonjė qėllim tė keq. Pėr tė cilėn nuk ka dyshim se ėshtė haram
  3. Pėrzierja e femrave me meshkuj nė shkolla, dyqane, bibloteka, spitale, dasma etj.

Pėr tė gjitha kėto dhe tė ngjajshme, ka mundėsi qė tė mendoj njeriu se nė tė gjitha kėto raste nuk ka mundėsi qė femra t'ia tėrheqė vėmendjen mashkullit, apo mashkulli femrės.

Pėr t'u pėrgjigjur pėr kėtė lloj, do tė pėrgjigjem shkurtimisht dhe gjerėsisht.

Shkurtimisht:

Allahu [Xhele Shanuhu] e krijoi njeriun me natyrshmėrinė qė tė anojë kah femra, poashtu edhe femra qė tė anoj kah mashkulli. Dhe nė qoftė se ndodh qė tė pėrzihen meshkujt me femra, atėhere kjo ua mundėson qė tė dyve (si mashkullit poashtu edhe femrės) qė ta arrijnë qėllimin e tyre tė keq. Kjo sepse vehtevetja e tij e drejton kah e keqja, poashtu edhe epshet e verbėrojnė njeriun dhe e shurdhojnė, gjithashtu edhe shejtani e urdhėron njeriun nė tė keq.

Gjerėsisht:

Allahu [Xhele Shanuhu] i ka mbyell tė gjitha dyert tė cilat dėrgojnė deri tek pėrzierja e meshkujve me femra. (Dhe e ka bėrė haram pėrzierjen e meshkujve me femra) Argument pėr kėtė janė argumentet nga Kur'ani dhe Sunneti.

1. Nga Kur'ani:

a) Ka thėnė Allahu [Xhele Shanuhu], (kur tregon pėr ngjarjen e Jusufit [Alejhi Selam])

" E ajo, nė shtėpinė e sė cilės ishte Jusufi, i bėri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!”. Ai (Jusufi) tha: “All-llahu mė ruajtė, ai zotėriu im (e burri yt) mė nderoi me vendosje tė mirė (si mud t’i bėj hile nė familje)?”. S’ka dyshim se tradhtarėt nuk kanė sukses."
[Jusuf, 23]

Nga ky ajet e shohim se, pasi qė ėshtė pėrzier mashkulli me femrėn, e nė kėtė rast Jusufi me gruan e zotriut tė Egjiptit, filloi ta shfaq atë çka kishte nė brendėsinė e saj dhe kėrkoi nga ai (Jusufi) qė tė bėjė ate çka dėshironte ajo. Mirėpo Allahu [Xhele Shanuhu] e mėshiroi Jusufin dhe e shpėtoi nga ajo, ku Allahu [Xhele Shanuhu] thotė:

" E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinė e tyre. Vėrtet, Ai ėshtė qė dėgjon (lutjet) dhe di (gjendjen)."
[Jusuf, 31]

Pra, kėshtu ēdo herė qė ndodh pėrzierja e meshkujve me femra, fillon animi i njėrės palė kah tjetra, dhe pastaj vetėm kėrkojnė mėnyra se si ta arrijnė atė çka dėshirojnė.

b) Allahu [Xhele Shanuhu] i ka urdhėruar meshkujt qė ta ulin shikimin dhe mos tė i shikojnė femrat. Poashtu, i ka urdhėruar femrat qė ta ulin shikimin dhe tė mos i shikojnė meshkujt, ku thotė:

" Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta. All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata. Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre…"
[En-Nur, 30-31]

Pra, Allahu [Xhele Shanuhu] i ka urdhėruar meshkujt dhe femrat qė ta ulin shikomin e tyre. Dhe dihet se, urdhėri tregon qė ajo vepėr ėshtė Uaxhib (obligim), pėrveç nėse e shikon rastėsisht, siç e transmeton Hakimi nė Mustedrek-un e tij nga Aliu [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] i ka thėnė atij:

" O Ali, mos ta shoqėron shikimi shikimin, sepse me tė vėrtetė, i pari ėshtė pėr ty kurse i dyti kundėr teje."

Allahu [Xhele Shanuhu] nuk e ka bėrė shikimin haram pėrveçse dihet se shikimi ėshte njė lloj i zinasė, siç transmetohet nga Ebu Hurejra [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thėnė:

" Zinaja e syve ėshte shikimi, zinaja e veshėve ėshte dėgjimi, zinaja e gjuhės ėshtė tė folurit, zinaja e dorės ėshtė prekja, dhe zinaja e kėmbės janė hapat."
[Buhariu dhe Muslimi]

Tė gjitha kėto quhen zina sepse ai ėshtė kėnaq duke e shikuar njė grua tė huaj. Poashtu, shikimi e qon atė qė kjo femėr tė hyjė nė zemrėn e tij, dhe pasi tė hyjė nė zemrėn e tij, zemra e tij e qon drejtė njė tė keqeje edhe mė tė madhe.

Pasi qė Allahu [Xhele Shanuhu] e ka ndaluar shikimin e femrės, pėr shkak se shikimi tė qon drejtė zinasė (e qė ky [shikimi] ėshtė i pranishėm nė pėrzierjen e meshkujve me femra), gjithashtu edhe pėrzierja e meshkujve me femra ėshte haram, sepse kjo (pėrzierja e meshkujve me femra) ėshtė mjet i cili tė qon drejtė zinasė.

2. Argumente nga Sunneti:

a) Transmeton imam Ahmedi nė Musned-in e tij nga Ummu Hamid (gruaja e Ebi Hamid es-Sa'di [RadijAllahu Anhu]) [RadijAllahu Anha], se ajo kishte ardhur tek Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] dhe i tha:

" O i Dėrguar i Allahut, unė kam dėshirė qė tė falem pas teje (nė xhami)," I tha Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]: " E kuptova qė ti ke dėshirė tė falesh pas meje, mirėpo namazi yt nė shtėpinė tėnde ėshtė mė i mirė sesa namazi yt nė xhaminė time." Thotė Ebu Hurejra [RadijAllahu Anhu] se, ajo urdhėroi qė asaj t'i ndėrtohet njė mesxhid (xhami e vogėl) mbi shtėpinė e saj, dhe vAllahi gjithmonė u falte nė te derisa vdiq.

Poashtu tranmseton ibn Huzejme nė Sahih-un e tij nga Abdullah ibn Mesudi [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thėnė:

"Me tė vėrtetė qė namazi i gruas mė i dashur tek Allahu ėshtė namazi nė shtėpinė e saj."

Pra, nėse gruaja ėshtė urdhėruar qė ta falė namazin nė shtėpi, dhe se namazi i saj nė shtėpi ėshtė mė i mirė dhe mė me vlerė sesa namazi i saj nė xhami dhe namazi me Pejgamberin [SalAllahu Alejhi ve Selem], duhet kuptuar se, pėrzierja e meshkujve me femra ėshtė haram edhe mė shumė.

b) Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejra [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thėnė:

" Safi mė i mirė i burrave ėshtė safi (rreshti) i parė dhe mė i keqi ėshtė i fundit, dhe safi mė i mirė pėr gra ėshtė i fundit, kurse mė i keqi ėshtė i pari."

Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] u tregoi grave qė, nėse falen nė xhami, duhet qė tė ndahen nga meshkujt (tė falen nė njė pjesė tjetėr prapa burrave). Pastaj, tregoi se, safi (rreshti) mė i mirė pėr gra ėshtė i fundit, kurse mė i keqi ėshtė i pari. Dhe safi i parė ėshtė mė i keqi pėr femra pėr shkak tė afėrsisė sė ati rreshti me rreshtin e meshkujve. Gjithashtu, e urrejti rreshtin e fundit tė meshkujve pėr shkak se janė mė afėr grave.

Pra Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] e urrejti safin e fundit tė meshkujve dhe safin e parė tė grave pėr shkak tė afėrsisė sė tė dyja palėve. E si do tė jetė çėshtja nėse ata pėrzihen duke mos qenė nė namaz? Pra, kuptohet se pėrzierja e meshkujve me femra ėshtė haram.

c) Transmetohet nga Usame ibn Zejd se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thėnė:

"Nuk kam lėnė pas meje fitne (sprovė) mė tė madhe se sa fitneja (sprova) e grave."
[Buhariu dhe Muslimi]

Pra Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] e quajti femrėn fitne (sprovė), dhe si ka mundėsi qė tė bashkohen sprova me tė sprovuarin? Pra kjo nuk ėshtė e lejuar.

d) Transmetohet nga Ebu Seid el Hudrij [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thėnė:

" Keni frikė (ruajuni) dhe ruajuni nga fitneja e grave, sepse me tė vėrtetė fitneja (sprova) e parė tek beni israilėt kanė qenė gratė."
[Muslimi]

Nė kėtė hadith Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] urdhėroi qė tė kemi kujdes nga sprova e grave, dhe dihet se, urdhėri tregon qė ėshtė uaxhib (farz), qė tė ruhemi nga fitneja e grave. Pra, edhe pėrzierja e meshkujve me femra ėshtė haram pėr shkak se nuk ka mundėsi qė tė ruhemi nga fitnet e tyre.


pėrgaditi: Eroll Nesimi
shkėputur nga: Fetuatė e Sheikh Ibrahim Ali Sheikh - Allahu e mėshiroftė, 10/35-44
Kur“an dhe Sunnet

 

Kur“an dhe Sunnet © 2002-2008 | Lejohet kopjimi dhe shpërndarja në Emër të All-llahut

Powered by Info SERVER