Pėrgjegjėsitė e burrit nė edukimin e bashkėshortes PDF E-post
02 02 2008

Kuran dhe Sunnet - Fetva ::: Gruaja dhe FamiljaPyetja:

Nė qoftė se njė musliman e ka martuar njė grua muslimane dhe nuk i pėrmbush ndaj gruas sė tij detyrat dhe obligimet e vendosura nga All-llahu nė Kur’an, dhe si rezultat, bashkėshortja e tij e braktis dinin dhe pastaj nuk mbulohet, e mund tė ndodh qė as mos ta praktikoj mė Islamin. Pyetja ime ėshtė, cili ėshtė dėnimi pėr veprimin e tij?

Pėrgjigje

Falėnderimi i takon vetėm All-llahut (Subhanehu ue Teala).
All-llahu (Subhanehu ue Teala) ka thėnė:

"O besimtar, ruani veten dhe familjen tuaj nga zjarri , lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt , tė cilin do ta ruajnė engjuj tė rreptė dhe tė fortė. Nuk u kundėrvihen asaj qė i urdhėron all-llahu dhe veprojnė si janė tė urdhėruar."
[Et-Tahrim, 6]

Ështė thėnė nga Ibn Omeri se Pejgamberi, paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė, ka thėnė:
{ Çdo njeri nga ju ėshtė bari dhe ēdo njėri nga ju ėshtė pėrgjegjės pėr tufėn e tij. Kujdestari qė kujdeset pėr familjen ėshtė njė bari dhe ėshtė pėrgjegjės pėr tufėn e vet. Kryefamiljari ėshtė njė bari i familjes sė tij dhe mbajtės i shtėpisė dhe ėshtė pėrgjegjės pėr ta, femra ėshtė baresha e shtėpisė sė burrit dhe fėmijėve tė tij dhe ėshtė pėrgjegjėse per ta, ēdo rob ėshtė pėrgjegjės pėr pasurin e pronarit tė tij dhe ēdo njeri nga ju ėshtė kujdestar dhe do tė jep pėrgjegjėsi pėr tufėn e vet. }
[Buhariu, 7138; Muslimi, 1829]

Nga kėto dy tekste tregohet qartė se burri ėshtė pėrgjegjės pėr familjen e tij dhe ka detyrė t'ua mėsoj atyre islamin dhe ai duhet ta pėrdor edhe dhunėn, kur ajo ėshtė e nevojshme dhe e vetmja rrugėdalje, pėr tė arritur qėllimin, e qė ėshtė mėsimi dhe praktikimi i islamit.

All-llahu do ti thėrret tė gjithė barinjtė e familjeve tė veta pėr tė dhėnė pėrgjegjėsi pėr ēdo gjė dhe kush le pas dore edukimin e gruas, fėmijėve padyshim se ai ėshtė nė njė rrezik tė madh. Nė tė vėrtet nė lidhje me kėtė ka ardhur njė hadith i cili ėshtė kėrcėnim pėr kėtė person.

Nė Sahih el-Buhari [7151] dhe Sahih el-Muslim [142] nė kapitullin el-Imarah ėshtė thėnė se Makal ibn Jesar el- Muzni [All-llahu qoftė i kėnaqur me te] ka thėnė:
"E kam dėgjuar tė dėrguarin e All-llahut paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi te se ka thėnė: " Nuk ka rob tė cilin Allahu e ka autorizuar tė kujdeset pėr njerzimin dhe nėse ai vdes duke mospėrfillur kėtė, All-llahu (Subhanehu ue Teala) ka bėrė tė ndaluar pėr tė Xhenetin."

Kėshtu qė pėrgjegjėsia e burrit ndaj gruas ėshtė e madhe dhe ai duhet tė ketė frik All-llahun (Subhanehu ue Teala) dhe tė bėnė atė ēka mundet pėr tė pėrmbush atė.
Dhe gjithė herė tė bėnė dua pėr vetėn e tij dhe familjen e tij qė ata tė udhėzohen ne rrugėn e drejtė.

Edhe bashkėshortja i ka obligimet e veta ndaj burrit tė saj dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr veprimet e saja, sepse obligimet e sheriatit aplikohen sikurse te burri ashtu edhe gruja, pėrveē nė disa raste ku islami ėshtė mė i dallueshėm nė disa rregulla, si pėr shembull kur thuhet se gruaja ėshtė mė mirė ta kryen faljen e namazit nė shtėpi sesa nė Xhami, kjo pėr shkak qė mos tė bėhet pėrzierja e meshkujve me femra, hadithi qė ka ardhur nė Sunen et-Tirmidhi [113] se i Dėrguari i All-llahut [paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė] ka thėnė:
{ Gratė janė shoqėruese tė burrave. }
[Ky hadith ėshtė edhe nė Sahih nga Albani Saheeh Sunan al-Tirmidhi, 1/35.]

Nė hadith qė ėshtė pėrmendur mė lart thuhet se gruaja ėshtė njė kujdestare dhe pergjegjėse pėr familjen e vet, All-llahu (Subhanehu ue Teala) thotė:

"Secili njeri ėshtė peng i asaj qė ka punuar." [Et-Tur, 21]
"Dhe tė gjithė nė ditėn e kijametit do te vijnė njė nga njė [pa pasur ndonjė mbrojtės pėr ta mbrojtur apo ndihmės pėr ti ndihmuar]" [Merjem, 95]

Kėshtu qė, pėrgjegjėsia ėshtė individuale, dhe ēdo person do tė jep llogari pėr veprimet e tij. Nėse njė djalė arrin moshėn madhore dhe e humb rrugėn e drejt (rrugėn e islamit) pėr shkak se prindėrit e tij nuk e kanė edukuar mirė dhe lajmi pėr islamin i ka arritur atij, ai nuk do tė ketė falje dhe arsye para Allahut (Subhanehu ue Teala), sepse All-llahu (Subhanehu ue Teala) i ka dhėnė mendje dhe pėr kėtė ai ėshtė pėrgjegjės edhepse babai i tij do tė llogaritet pėr mos mbikėqyrjen dhe pėr mos edukimin nė islam dhe ai ėshtė me mė shumė pėrgjegjėsi ne lidhje me gruan e tij kėshtu qė gruaja duhet ti frikohet Allahut (Subhanehu ue Teala) dhe ta falėnderoj All-llahun pėr mirėsitė qė ja ka dhėnė All-llahu qė e ka veēuar atė nga qafirat (jobesimtarėt) me islamin e saj.

Ajo duhet ti kryej obligimet e veta ndaj All-llahut (Subhanehu ue Teala) dhe te largohet nga ndalesat, ajo duhet ta dijė se vdekja mund tė vijė papritmas dhe pas vdekjes ka me dhėnė llogari dhe do tė pyetet pėr ēdo gjė e pastaj do ketė ose xhenet qė do tė pėrjetojė kėnaqėsitė pėrgjithmonė ose xhehenem qė do digjet gjithmonė, do tė shkrihet ne tė si rrėnjėt e malit sikur kripa e gurit, po si mund ta pėrballoj kėtė zjarr njė trup i njeriut tė dobėt?! Lusim All-llahun (Subhanehu ue Teala) tė na shpėtoj neve nga ai zjarr i tmerrshėm.

Pėrsa u pėrket juve vėllau im, ju duhet tė pendoheni menjėherė pa marrė parasysh se sa ėshtė i madh mėkati. Nė qoftė se njė njeri pendohet dhe i plotėson rregullat e pendimit, All-llahu (Subhanehu ue Teala) do ta pranoj pendimin e tij. Pastaj filloni ta mėsoni gruan duke e afruar gradualisht me sjellje tė mirė dhe duke e shoqėruar me pjekuri, dhe luteni All-llahun (Subhanehu ue Teala) tė ju ndihmojė dhe forcojė nė rrugėn e Tij.


Pėrktheu: Besnik Hamiti
Burimi: Islam-QA
Kuran dhe Sunnet © 2002-2008
 

Kur“an dhe Sunnet © 2002-2008 | Lejohet kopjimi dhe shpërndarja në Emër të All-llahut

Powered by Info SERVER