Karakteri i fėmiut PDF E-post
07 02 2008

Kuran dhe Sunnet - Fetva ::: Gruaja dhe FamiljaPyetje:

Shumė njerėz janė tė merakosur pėr karakterin e luhatshėm te fėmijėve te tyre dhe ndikimet e ekstravagancės ne personalitetin e tyre. Si ta fusim fuqinė dhe nderin nė karakterin e fėmijėve tanė?

Pėrgjigja:

Falėnderimi i takon All-llahut xh.sh., Salavatet qofshin mbi tė dėrguarin e Tij Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij tė pastėr, shokėt e tij dhe gjithė muslimanėt deri nė Ditėn e Gjykimit.

Çėshtjes qė i referohet nė pyetje ėshtė njėra prej problemeve mė serioze nė rritjen e fėmijėve nė kohėn e sodit. Disa prej zgjedhjeve nė lidhje me kėtė problem dhe rrugėt pėr tė futur fuqinė dhe nderin nė karakterin e fėmijėve tanė janė renditur nė vijim:

1- Teknijeh (qė tė pėrdoret kunja apo pseudonim - emri pėrkėdhelės apo patronimi) [Babai i kėtij dhe kėtij] kur ti drejtohemi fėmijėve

Ta thėrrasėsh njė djalė tė ri me "Ebu Fulan" ("Babai i kėtij dhe kėtij) apo njė vajzė tė re me Umm Fulan ("Nėna e kėsaj dhe kėsaj") do ta bėnė fėmijėn qė tė ndihet mė pėrgjegjės dhe mė i rritur, kėshtu qė ai do tė bėhet mė i pjekur dhe do tė ndihet mė lartė se fėmijėria e tij. Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) e ka pas zakon qė tė ju jap kunja (pseudonim) fėmijėve. Enesi ( Allahu qoftė i kėnaqur me tė) ka thėnė se:
{ Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi te) ka qenė njeriu mė i mirė nė qėndrim dhe sjellje. Unė kisha njė vėlla ku njerėzit e quanin Ebu Umejr,ai vetėm sa e kishte kaluar kohėn e ndaljes sė gjirit, dhe kurdo qė vinte sė bashku me Pejgamberin, (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi te) i thoshte atij "O Ebu Umejr ēka po bėn Nugejri?" (Nugejr ishte njė zogė i vogėl me tė cilin ai e kishte zakon qė tė luaj me tė.) }
[Transmetuar prej el-Buhariut, 5735]

Ummu Halid bint Haliē transmetoj se Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi te) i janė dhėnė disa rroba, nė mesin e tė cilave gjendej njė mbuloj e zezė prej mėndafshit, e njohur si hamis. Ai tha, "Çka mendoni kujt duhet t’ia jap kėtė?" Njerėzit heshtnin, pastaj ai tha, "Ma sillni Umm Halidin" dhe atė e bartėn tek ai (qė jep me kuptua se ajo ishte shumė e re). Ai e morri mbulojėn dhe ia vuri asaj, duke thėnė, "Gėzoje derisa tė grihet." Ishte njė njollė e gjelbėr apo e verdhė nė tė, dhe ai tha, "Oj Umm Halid, kjo ėshtė sanah" – sanah nė gjuhėn etiopiane do tė thotė "e bukur".
[Transmetuar prej el-Buhariut, 5375]

Sipas njė transmetimi tjetėr gjithashtu transmetuar prej el-Buhariut: "Ai e shikoj khamisen dhe bėri me shenjė drejt saj, duke thėnė, "Oj Ummu Halid, kjo ėshtė sanah, Oj Umm Halid, kjo ėshtė sanah."" Sanah nė gjuhėn etiopiane do tė thotė "e bukur".
[Transmetuar prej el-Buhariut, 5397]

2- Tė merren ata nėpėr takime dhe qė tė lejohen qė tė qėndrojnė me tė rriturit

Kjo do ta shtoj tė kuptuarit dhe menēurin e tyre, dhe i bėnė ata qė tė provojnė qė ti imitojnė tė rriturit, dhe gjithashtu ata duhet tė pengohen qė tė mos kalojnė shumė kohė nė lojėra dhe argėtime. Sahabėt e kanė pas zakon qė ti marrin me vete fėmijėt e tyre kur shkonin dhe qėndronin me Pejgamberin (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi te). Njėra prej ngjarjeve qė e pėrshkruan kėtė ėshtė transmetuar prej Muavijah ibn Kurrah prej babait tė tij, i cili ka thėnė:
"Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi te) e ka pas zakon qė tė ulet me njė grup tė shokėve tė tij. Njė njeri e kishte me vete birin e tij tė vogėl; ai sjellke atė prej mbrapa dhe e bėnte qė tė ulej pėrpara tij..."
[Transmetuar prej el-Nisaait dhe ėshtė klasifikuar si i vėrtet prej Albanit nė Ahkam el-Xhenaiz]

3- Tė ju tregohet atyre pėr veprat heroike tė gjeneratave tė mė hershme dhe atyre mė pas, betejat Islamike dhe fitoret e myslimanėve

Kjo i nxit ata qė tė bėhen trima, e cila ėshtė njėra prej pjesėve mė tė rėndėsishme pėr tė qenė tė fuqishėm dhe tė ndershėm. El-Zubejr ibn el-Auan kishte dy fėmijė, njė prej tė cilėve ishte prezent gjatė disa betejave, dhe tjetri e kishte zakon qė tė luaj nė gėrvishten e vjetėr tė njė beteje nė shpatullėn e babait tė tij. Kjo ėshtė transmetuar prej Uruah ibn el-Zubejr, i cili tha se shokėt e Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi te) i kishin thėnė el-Zubejrit nė ditėn e Jermukut, "A do tė shkosh qė tė sulmosh, dhe ne do tė vijmė me ty?" Ai tha, "Nėse unė sulmoj ju do tė gėnjeni." Ata thanė, "Jo, ne do tė veprojmė (si kemi premtuar)." Kėshtu qė ai e filloj njė sulm (kundėr Romakėve), duke i shpuar radhėt e tyre duke kaluar pėrmes tyre, por me tė nuk ishte askush. Pastaj ai u kthye mbrapa, dhe Romakėt i kapėn frenjat e kalit tė tij dhe e plagosėn atė dy herė nė shpatullėn e tij.

Ndėrmjet kėtyre dy plagėve tė reja ishte njė gėrvishtje qė e kishte marrė nė luftėn e Bedrit. Uruah tha, "Kur isha i vogėl, e kisha zakon qė tė luaj nė ato plagė duke i vendosur gishtat e mijė nė ato plagė." Uruah tha, "Gjatė atyre ditėve Abdullah ibn el-Zubejr ishte me atė. Ai ishte 10 vjeēar. Ai (el-Zubejri) e vendosi atė nė njė kalė. (dhe ia besoj atė njė njeriu tjetėr qė tė kujdeset pėr te.)"
[Transmetuar prej el-Buhariut, 3678]

Duke e komentuar kėtė hadith, Ibn Haxheri (Allahu pastė mėshirė nė te) tha:
"El-Zubejri ndjeu se biri i tij Abdullahi ishte trim dhe kalorės, kėshtu qė e vendosi mbi kali, por kishte frikė se mos po pėrpiqet tė bėjė diē me shumė se sa ka mundėsi ai, kėshtu qė u vendosi njė njeri tjetėr me tė qė tė ndihet i sigurt prej sulmeve tė Romakėve dhe kėshtu do ta humbė pėrqendrimin nė luftė."

Ibn el-Mubareki transmeton prej Hisham ibn Uruah prej babait tė tij prej Abdullah ibn el-Zubejrit qė ai ishte me babanė e tij nė ditėn e Jemukut, dhe kur idhujtarėt iknin, ai i sulmoj dhe filloj qė ti mbys tė plagosurit e tyre,d.m.th. ai i dha fund ēdo ushtari tė plagosur qė e gjeti. Kjo jep me kuptua se ai ishte i fuqishėm dhe trim qė nga fėmijėria.

4- Tė mėsohen ata pėr sjellje tė mira

Prej sjelljeve qė duhet mėsuar ata janė ato tė pėrshkruara nė hadithin e transmetuar prej Ebu Hurejres prej Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi te):
{ I riu duhet ta pėrshėndet tė vjetrin, kalimtari duhet ta pėrshėndet atė qė ėshtė ulur, dhe grupi i vogėl duhet ta pėrshėndet grupin e madh. }
[el-Buhariu, 5736]

5- Tu jepet atyre lavdėrimi dhe respekti tė cilin e meritojnė para tė tjerėve

Kjo ėshtė bėrė e qartė prej hadithit nė vijim:
Sehl ibn Sad (Allahu qoftė i kėnaqur me te) ka thėnė se Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi te) i ėshtė sjellė njė gotė dhe ai piu prej saj. Aty ishte njė djalosh, mė i riu prej tė gjithė njerėzve, nė anėn e djathtė tė tij dhe disa tė vjetėr nė anėn e majtė tė tij? Djaloshi tha, "Unė nuk do tė ia jap askujt pjesėn time tė bekimit tėnd, O i Dėrguar i Allahut," kėshtu qė ai ia dha gotėn atij.
[Transmetuar prej el-Buhariut, 2180]

6- Tu mėsohen atyre sportet kryesore, siē ėshtė gjuajtja, noti dhe kalėrimi i kuajve.

7- Ti shmangemi nėnēmimit tė tyre, veēanėrisht para tė tjerėve. Asnjėherė mos ti nėn-vlerėsojmė idetė e tyre, dhe tė nxitėn qė tė jenė pjesėmarrės.

8- Tė konsultohesh me ta dhe ti pyesėsh pėr mendimin e tyre

9- Tu japėsh pėrgjegjėsi nė pėrputhje me vitet dhe aftėsitė e tyre

10- Tė mėsohen ata qė tė jenė trima tė pėrshtatshėm – duke pėrfshirė edhe atė se si tė flasin nė publik

11- Tė jesh i sigurt se rrobat e tyre janė modeste dhe ti mbrosh ata prej rrobave, stilit tė flokėve, lėvizjeve dhe mėnyrės sė papėrshtatshme tė ecjes

12- Tė sigurohesh qė djemtė mos tė bartin mėndafsh, pasi qė ai ėshtė vetėm pėr gra

13- Ti shmangen shpenzimit tė tepruara, luksit, pėrtacisė dhe papunėsisė (plogėshtisė)

Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me te) ka thėnė:
"Mėsohu me njė jetė tė vėshtirė, se luksi nuk zgjatė pėrherė."

14- Ti shmangen argėtimit ose tubimeve pėr kalimin e kohės, pėr kėndim, muzikė dhe mėnyrave tjera pėr humbjen e kohės, pėr arsye se kjo shkon nė kundėrshtim me fuqinė, nderin dhe seriozitetin

Kėto janė disa prej mėnyrave dhe mjeteve tė cilat do ta shtojnė fuqinė nderin dhe do ti mbrojnė fėmijėt.

Allahu ėshtė Ai i cili udhėzon pėr nė rrugėn e drejtė.


Pėrgaditi: Skender Gashi
Kuran dhe Sunnet © 2002-2008
 

Kur“an dhe Sunnet © 2002-2008 | Lejohet kopjimi dhe shpërndarja në Emër të All-llahut

Powered by Info SERVER