Kryerja e Haxhxhit nga njeriu qė ka borxh PDF E-post
21 11 2007

Kur·an dhe SunnetPyetja:

Unë jam një njeri me borxh, dhe një vëlla në Islam më ka ofruar që të shkoj në Haxhxh me të, duke marrë ai përsipër të gjitha harxhimet. A duhet të kryej unë Haxhxhin?

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut

Sheikh Muhammed ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) është pyetur rreth kësaj çështjeje dhe ka thënë:

"Nëse ky vëlla dëshiron që t·i paguaj harxhimet e Haxhxhit, ashtuqë shkuarja me të nuk të kushton ty asgjë, atëherë është në rregull për ty që të shkosh në Haxhxh me të, por ti nuk je i obligueshëm që të shkosh në Haxhxh me të. Arsyeja se pse themi që nuk është e obliguar (shkuarja në Haxhxh me të) është sepse ky vëlla është duke ta bërë një të mirë, andaj ekziston frika se, një ditë ky mund të mos jetë vëlla yti në Islam (p.sh., mund të ndodhin probleme mes teje dhe atij, dhe nuk do të jeni më kaq të afërt), atëherë ai mund të të përkujtojë rreth të mirës që ta ka bërë, duke thënë: "Kështu po ma kthen që të morra në Haxhxh me vehte në filan vitin, dhe tash ma bëre këtë..!"


burimi: Sheikh Muhammed ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë)
Kur“an dhe Sunnet © 2002-2007
 

Kur“an dhe Sunnet © 2002-2008 | Lejohet kopjimi dhe shpërndarja në Emër të All-llahut

Powered by Info SERVER