|
Pyetja:
Unė nuk kam deshirė qė tė festoj festėn e vitit tė ri, por familja ime e feston atė; jo nė atė mėnyre si festojnė tė krishterėt por thonė se ne po e festojm ngase me kėtė kalendar po zhvillohet jeta jonė. Ç“farė duhet tė veprohet nė kėtė rast?
Pėrgjigje:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te Botrave. Paqja dhe Bekimi qofshin mbi te Derguarin e Tij Muhammedin SalAllahu Alejhi ve Selem, familjen e tij, shoket e tij, dhe mbi te gjithe ata qe pasojne rrugen e tij, deri ne Diten e Gjykimit. Amin
Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Moter e nderuar, i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) në një hadith sahih thotë
“ Asnjë popull nuk ka devijuar pasi që është udhëzuar, përveçëse ata krijuan argumente kundër vetvehtes së tyre.”
Me të vërtetë, nuk i detyron askush me dhunë ata njerëz t´u kundërvihen urdhërave të Krijuesit të tyre, veçse këtë e bëjnë me vetëvullnet nga injoranca dhe aroganca e tyre, duke mos vërejtur se janë duke ia bërë gropën vetvehtes, e me të edhe të afërmive të tyre, mbi të cilët kanë përgjegjësi kujdesjeje.
All-llahu i Lartësuar, në Kur´anin Fisnik, thotë:
" Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut ndaj jush edhe atë që ua shpalli Kur’anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dijeni se All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send." El-Bekareh, 231
A nuk është arogancë që njeriu tërë jetën e tij të furnizohet nga dhuntitë e All-llahut, dhe njëkohësisht të veproj në mosbindje ndaj Tij ?! Natyrisht se po.
Sa i përket "arsyetimit" se po jetojmë sipas ketij kalendari, parashtrohet pyetja se, nëse nesër-pasnesër do të vinte një kohë në të cilën kinezët do të ishin ata të cilët kanë ndikim në shoqërnë tonë, athua vallë, do të fillonin këta jerëz t´i festonin festat e tyre si, "Viti i Miut" "Viti i Qenit", e ku ta di unë se çka tjetër ?! Ndoshta po. Por e tërë kjo nuk ka asgjė të bëjë mendjen e shëndoshë, po më parë, me pasimin e epsheve personale.
Ky manifestim të cilin festojnë disa "musliman" nuk është tjetër pos festë e krishterëve, për të cilën nuk kanë kurrëfarë baze, gjë që edhe vet të krishterët e pranojnë. Andaj, me cfarë arsyetimi të mendjes së shëndoshë shkon një "musliman" dhe feston festat e atyre, për të cilët All-llahu ka përgatitur zjarrin e Xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë. Le të mendohen mirë ata "musliman" të cilët përpiqen ti emitojnë krishterët në çdo aspekt, sepse kjo nuk është dicka e papritur. Këtë kohë e ka paralajmëruar i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) para 1400 viteve.
Argumente kundër një veprimi të tillë ka mjaftë, motër e nderuar, për ata që mendojnë.
Sa ju përket juve, ju këshillojmë që, nëse keni mundësi largohuni nga një tubim i tillë, derisa të kalojë, qoftë edhe në një dhomë tjetër, ashtuqë t´ua bëni me dije edhe familjes se ju nuk keni asgjë të përbashkët me një veprim të tillë të familjes tuaj.
SubhanAll-llah, cfarë kohe ka ardhur. Në vend se prindi ta drejtojë fëmiun, fëmiu ka nevojë të mbrohet nga veprimet e pandërgjegjshme të prindit. All-llahu ju ndihmoftë dhe ju përfocoftë zemrën në Iman (besim) motër e nderuar dhe e udhëzoftë familjen e juaj, para se të bëhet vonë. Amin
Së fundi, ua përmendim edhe një ajet të All-llahut Subhanehu ve Teala, në të cilin thotë: " O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë." El-Maideh, 57
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të Botrave.
Es selamu alejkum ve rahmetulahi ve berekatuhu |