|
Pyetja:
Nė qoftė se dikush nga tė afėrmit e familjes nuk falet dhe njeriu mundohet t“i bind ata qė tė falen, por ata nuk dėgjojnė... a mund tė falem unė pėr ta, mendoj qė unė tė kryej namazin nė vend tė tyre? Sepse unė e shoh se ata nuk duan tė falen.
Pėrgjigje:
I Lavdėruar qoftė All-lahu s.v.t..
Namazi ėshtė njė nga shtyllat e Islamit, andaj ėshtė i vlefshėm vetėm atėherė kur atė e kryen pesoni i cili ėshtė i obliguar ta kryej atė. Lėnia e namazit ėshtė kufėr, i cili qet njeriun nga suazat e Islamit (shiqo edhe kėtu). Nuk ėshtė e lejuar pėr ty qė tė falesh pėr tė tjerėt, tė cilėt nuk falen. Kjo rregull ėshtė prej atyre, mbi tė cilėn egziston koncensus (pajtim unanim) dhe nuk ka dallim nė mesin e dijetarve nė lidhje me kėtė.
Ibn Kudameh ka thėnė:
" Ibadetet e dukshme siē janė namazi, agjėrimi, pastrimi i njeriut (abdesti), nuk mund tė kryhen nga tė tjerėt sepse kėtu kemi tė bejmė me trupin e personit, i cili ėshtė i obliguar t“i kryej kėto, kėshtu qė askush nuk mund ta zėvendėsojė atė, pėrveē nė raste kur njė person ka vdekur dhe nuk ka arritur ta pėrfundoj agjėrimin, por kjo nuk mund tė merret si veprim i pėrgjithshėm." El-Mughni, 5/207
Duhet ta kėshilloni edhe mė tutje kėtė person qė tė falet duke i dhėne kurajo dhe duke ia tėrhequr vėrejtjen. All-llahu s.v.t. ia haptė zemrėn pėr fjalė tė dobishme.
All-llahu s.v.t. e di mė sė miri.
Mos na harroni nė duatė e juaja, insha All-llah |