|
Pyetja:
Ėshtė vėshtirė tė kalojė njė ditė pa marrur apo pa dhėnė gjėra
tė ndryshme gruas apo anasjelltas. Nėse ai ka abdes dhe e prek gruan e tij, a i
prishet abdesi?
Pyetja:
Ėshtė vėshtirė tė kalojė njė ditė pa marrur apo pa dhėnė gjėra
tė ndryshme gruas apo anasjelltas. Nėse ai ka abdes dhe e prek gruan e tij, a i
prishet abdesi?
Pėrgjigje:
I Lavdėruar qoftė All-lahu s.v.t..
Dijetarėt kanė dalluar nė mendimin e
tyre nė lidhje me prishjen e abdesit me rastin e prekjes sė gruas. Mendimi mė i
drejtė ėshtė se abdesi nuk prishet, pa marrur prasysh se a e ka prekur me epsh
apo jo, sepse transmetohet nga Aishja (All-llahu e mėshiroftė) se i
Dėrguari (salallahu alejhi ve selem) ka puthur disa nga gratė e tij dhe ka
shkuar nė xhami pas kėsaj (dhe nuk ka marrė abdes prap); dhe do tė kishte sjellur njė vėshtirėsi nė
ibadet nė rast se do tė kisht pasur nevojė tė mirret abdes nė kėso raste. Po
t“ia kishte prishur abdesin njeriut njė gjė e tillė, i Dėrguari (salallahu
alejhi ve selem) do tė kishte thėnė njė gjė tė tillė.
Sa i pėrket fjalėve tė All-llahut
(Subhanehu ve Teala) nė Kur“an:
"...apo keni pasur kontakt me gra..."
en Nisa“, 43 dhe el Maideh, 6
, kjo ka tė bėjė me marrėdhėnie seksuale me gruan, duke u bazuar
mendimit tė drejtė tė dijetarėve.
Fatava el Legjnah el Daa“imah, 5/266
All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di mė sė miri.
Mos na harroni nė duatė e
juaja, insha All-llah |