|
 Pyetja:
A ėshtė udhėheqja me ligje tjera, pos Sheriatit, kufr ekber apo kufr asghar?
Pėrgjigje:
Falėnderimi i takon All-llahut (Subhanehu ve Teala)
All-llahu na ka urdhėruar qė, ēėshtjet tona t“ia referojmė gjykimit tė Tij dhe tė implementojmė Sheriatin, ndėrsa na ka ndaluar tė udhėheqim me ēfarėdo tjetėr, sikurse bėhet e qartė nga ajete tė numėrta nė Kur“an, siē ėshtė rasti edhe me ajetet e Sures el-Maideh, tė cilat tregojnė nė udhėheqje me atė qė All-llahu ka shpallur. Aty pėrmenden pikat qė vijojnė:
-
Urdhėri pėr gjykim me atė qė ka shpallur All-llahu: " Dhe nė kėtė mėnyrė, gjyko mes tyre me atė qė tė ka shpallur All-llahu..." [ajeti 49]
-
Tėrheqja e vėrejtjes rreth gjykimit me tjetėr, pos asaj qė ka shpallur All-llahu: " ...dhe mos u shko pas dėshirave tė tyre tė kota..." [ajeti 49]
-
Tėrheqja e vėrejtjes rreth kompromitimit tė ndonjė detali tė Sheriatit, sado i vogėl tė jetė ai: " ...por tregohu i vėmendshėm ndaj tyre qė tė mos tė tė kthejnė e tė tė largojnė nga disa gjėra tė cilat All-llahu t“i ka zbritur ty..." [ajeti 49]
-
Ndalimi i kėrkimit tė gjykimit tė xhahilijetit, i shprehur nė pyetjen retorike: " A mos kėrkojnė gjykimin e injorancės (kohės sė padijes-para Islamit)?" [ajeti 50]
-
Deklarimi se, askush nuk ėshtė mė i mirė nė gjykim se sa All-llahu: " E kush ėshtė mė i mirė nė gjykim se sa All-llahu, pėr njė popull qė ka njė Besim tė fortė?" [ajeti 50]
-
Deklarimi se, kushdo qė nuk gjykon me atė qė ka shpallur All-llahu, ėshtė kafir (jobesimtar), dhalim (shtypės, keqbėrės) dhe fasik (mėkatar), sikurse thotė All-llahu: "...Dhe kushdo qė nuk gjykon me atė qė ka shpallur All-llahu, tė tillėt janė kafira." [ajeti 44]; "...Dhe kushdo qė nuk gjykon me atė qė ka shpallur All-llahu, tė tillėt janė dhalima (shtypės dhe keqbėrės)" [ajeti 45]; "...Dhe kushdo qė nuk gjykon me atė qė ka shpallur All-llahu, tė tillėt janė fasika (tė rebeluar, tė mosbindur, mėkatarė)." [ajeti 47]
-
Deklarimi se, ėshtė obligim pė Muslimanėt qė tė gjykojnė me atė qė ka shpallur All-llahu, edhe nėse ata qė kėrkojnė gjykim prej tyre janė jomuslimanė, sikurse thotė All-llahu: "...Dhe kur tė gjykoni, gjykoni mes tyre me drejtėsi..." [ajeti 42]
Gjykimi dhe udhėheqja me tjetėr, pos me atė qė ka shpallur All-llahu, ėshtė nė kundėrshtim me besimin dhe me Teuhidin, qė janė tė drejta tė All-llahut. Kjo mund tė konsiderohet si kufr ekber (kufėr i madh) apo kufr asghar (kufėr i vogėl), varėsisht nga rrethanat. Kufri i madh e nxjerr njeriun nga Islami, nė raste sikur kėto nė vijim:
-
Nėse ai lėshon ligje tė cilat janė nė pėrputhshmėri me tjetėr, pos me atė qė ka shpallur All-llahu, sepse e drejta e lėshimit tė ligjeve i takon vetėm All-llahut, i Cili nuk ka partnerė dhe kushdo qė "konkuron" me Tė nė diēka qė ėshtė e drejtė vetėm e Tij, ai ėshtė mushrik, sepse All-llahu thotė: " A mos kanė ata ortakė (zota ose idhuj) qė u pėrcaktuan atyre fe, tė cilėn nuk e urdhėroi All-llahu?" [Esh Shura, 21]
-
Nėse ai, i cili gjykon me tjetėr pos me atė qė ka shpallur All-llahu, e mohon tė drejtėn e All-llahut dhe tė Dėrguarit tė Tij (SalAllahu Alejhi ve Selem) nė gjykim, sikurse ka cekur Ibn Abbasi, nė komentimin e ajetit: "...Dhe kushdo qė nuk gjykon me atė qė ka shpallur All-llahu, tė tillėt janė kafira." [El Maideh, 44]. Ibn Abbasi ka thėnė: " Kushdo qė refuzon atė qė All-llahu ka shpallur, ėshtė kafir."
-
Nėse ai preferon gjykimin e trilluar mbi gjykimin e All-llahut, qoftė kjo nė terme absolute apo vetėm nė disa ēėshtje. All-llahu thotė: " A mos kėrkojnė gjykimin e injorancės (kohės sė padijes-para Islamit)? E kush ėshtė mė i mirė nė gjykim se sa All-llahu, pėr njė popull qė ka njė Besim tė fortė?" [El Maideh, 50]
-
Nėse ai konsideron tė barabartė gjykimin e All-llahut me gjykime tė trilluara. All-llahu thotė: "...pra mos i pėrshkruani All-llahut shokė, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka shokė)." [El Bekareh, 22]
-
Nėse ai beson se ėshtė e lejuar tė gjykohet me diēka qė kundėrshton gjykimin e All-llahut dhe tė Derguarit tė Tij (SalAllahu Alejhi ve Selem), apo beson se nuk ėshtė e obligueshme tė gjykohet nė pėrputhshmėri me atė qė ka shpallur All-llahu, apo beson se kjo ēėshtje ėshtė opcionale. Ky ėshtė kufėr i cili kundėrshton besimin. All-llahu ka shpallur: " O ti i Dėrguar! Tė mos brengos vrapimi nė mosbesim i tyre qė me gojėt e tyre thanė: Ne kemi besuar, e zemrat e tyre nuk kanė besuar (munafikėt), e as i tyre qė janė jehudi, tė cilėt shumė i pėrgjigjen gėnjeshrės dhe shumė e dėgjojnė (fjalėn) e njė populli qė nuk vjen te ti, ata janė qė i menjanjojnė fjalėt pas vėnies sė tyre nė vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonė: Nėse u jepet kjo, pranoni, e nėse nuk u jepet,atėherė refuzoni." [El Maideh, 41]. Ai thotė: " Shko te Muhammedi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe nėse tė thotė se gjykimi ėshtė me goditje, pranoje, ndėrsa nėse ai urdhėron gurėzimin, injoro atė ēka thotė ai." Atėherė All-llahu shpalli: "..."...Dhe kushdo qė nuk gjykon me atė qė ka shpallur All-llahu, tė tillėt janė kafirun (jobesimtarė)." [El Maideh, 44]
-
Nėse ai nuk gjykon me atė qė ka shpallur All-llahu, nga kokėfortėsia dhe arroganca, ai ėshtė kafir dhe ka dalur nga Islami, edhe nėse ai nuk mohon gjykimin e All-llahut. Kryeneēėsia dhe arroganca mund tė kuptohen si mospėrfillje dhe largim, sikurse thotė All-llahu: " A i vure re ata qė mendojnė se besuan atė qė tė zbriti ty, dhe atė qė zbriti para teje, se si dėshirojnė mes tyre tė gjykojnė Taghutėt (gjykatėsit e rremė, tė adhuruarit e trilluar), e duke qenė se janė urdhėruar qė tė mohojnė ata. E djalli dėshiron ti humbė nė pafundėsi. Kur u thuhet atyre: Ejani (pėr tė gjykuar) te ajo qė e zbriti All-llahu dhe te i Dėrguari i sheh se si dyfytyrėshit ta kthejnė shpinėn me neveri." [En Nisa“, 60-61]
-
Ndėr gjėrat, qė mund tė numėrohen si gjykim me tjetėr pos asaj qė ka shpallur All-llahu dhe kufrit tė madh, ėshtė ajo qė Sheikh Muhammed ibn Ibrahim ka thėnė rreth ligjeve tė vetėshtjelluara tė njerėzve dhe gjykimi sipas tyre: " Kjo ėshtė mė e keqja, kundėrshtimi mė i qartė dhe mė gjithėpėrfshirės i Sheriatit dhe refuzimi i ligjeve tė All-llahut. Kjo ėshtė konkurim me All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, kundėrshtim i ligjeve tė Tija nė pėrgatitjen, pėrkrahjen, strukturėn, gjykimin dhe kompetencat e tyre.
Tė lartpėrmendurat janė njė pėrmbledhje e gjėrave, tė cilat bėjnė tė kuptohet se gjykimi me tjetėr, pos me atė qė ka shpallur All-llahu, ėshtė formė e shirk ekber (shirkut tė madh):
1- Gjykimi me tjetėr, pos me atė qė ka shpallur All-llahu.
2- Mohimi i tė drejtės sė All-llahut dhe tė Dėrguarit pėr gjykim.
3- Preferimi i gjykimit tė trilluar para gjykimit tė All-llahut, qoftė kjo nė tėrėsi apo vetėm nė disa ēėshtje.
4- Konsiderimi i gjykimit tė trilluar dhe gjykimit tė All-llahut si tė barabartė.
5- Mendimi se, ėshtė e lejuar tė gjykohet me diēka qė kundėrshton atė qė ka shpallur All-llahu, apo besimi se gjykimi me atė qė ka shpallur All-llahu nuk ėshtė obligative, apo se ėshtė opcionale.
6- Refuzimi i gjykimit me atė qė ka shpallur All-llahu.
Me shqyrtimin e kėsaj ēėshtje nga kėnde tė ndryshme, bėhet e qartė se ajo qė numėrohet tė jetė kufr ekber (kufėr i madh) ėshtė:
-
Anulimi i Sheriatit si ligj i qeverisjes sė shtetit, sikurse veproi Mustafa Kemal ("Ataturku") nė Turqi, kur anuloi librin Maxhallah el-Ahkam el-“Adlijjeh, i cili bazohej nė medhhebin Hanefi, dhe e zėvendėsoi me ligje tė vetshtjelluara tė njeriut.
-
Anulimi i gjyqeve tė Sheriatit
-
Imponimi i ligjeve tė vetshtjelluara tė njeriut, sikurse ligji i Italisė, Francės, Gjermanisė, etj., pėr tė gjykuar mes njerėzve, apo pėrzierja e kėtyre ligjeve me Sheriat, sikurse bėri Xhingis Khan-i nė librin e tij el-Jasik, qė pėrmbante ligje nga burime tė ndryshme. Ulematė (dijetarėt) gjykuan se ai ishte kafir
-
Kufizimi i rolit tė Sheriatit nė gjyqe nė ēėshtje tė ashtuquajtura "civile", si martesa, shkurorėzimi dhe trashėgimia.
-
Hapja e gjyqeve jo-Sheriatike
-
Diskutimi i Sheriatit nė parlament dhe votimi rreth tij; kjo tregon se implementimi i Sheriatit kushtėzohet me votėn e shumicės.
-
Vendosja e Sheriatit si burim dytėsor apo kryesor, sėbashku me burime tjera tė ligjit. Edhe nėse ata pohojnė se Sheriati ėshtė burim primar i legjislaturės, ky ėshtė kufr ekber, sepse kjo nėnkupton se ata lejojnė adoptimin e ligjeve edhe nga burime tjera.
-
Formulimi i neneve tė legjislaturės se, mund t“u referohet edhe ligjeve internacionale, apo deklarimi nė marrėveshje se, nė rast konflikti, ēėshtja mund t“i referohet filan-filan gjyqi jo-Islamik
-
Kritizimi i Sheriatit nė publik apo privat, me fjalėt si "i ashpėr", "jokomplet" apo "i prapambetur", apo me sugjerime se ai nuk ėshtė i mospėrputhshėm me kohėn tonė, apo shrehja e admirimit ndaj ligjeve jo-Islame.
Sa i pėrket pyetjes se, kur mund tė llogaritet gjykimi me tjetėr, pos me atė qė ka shpallur All-llahu, si kufr asghar, qė nuk e nxjerr njeriun nga ummeti Islam:
...pėrgjigja ėshtė se, kjo mund tė jetė nė ato raste kur udhėheqėsi apo gjykatėsi lėshon gjykim me tjetėr, pos me atė qė ka shpallur All-llahu, dhe kėtė e bėnė nga mosbindja apo teka, apo pėr hatėr tė dikujt, apo pėr rryshfet, e kėshtu me rradhė, ndonėse ai beson se ėshtė obligative tė gjykohet nė pėrputhshmėri me atė qė ka shpallur All-llahu dhe se ajo ēka ka vepruar ai ėshtė vepėr mėkati dhe haram.
Sa i pėrket atij, i cili qeveriset me ligj jo-Islamik, nėse ai i referohet atij vullnetarisht, atėherė ai ėshtė kafir me kufr ekber qė e nxjerrė nga Islami. Por, nėse ai nuk ka mundėsi tjetėr pos t“i referohet kėtij ligji, dhe vepron kėshtu pa dėshirė (me gjysėm zemre), atėherė ai nuk ėshtė kafir, sepse po tė kishte mundėsi t“i drejtohet Sheriatit, ai do t“a bėnte kėtė dhe ai beson se ky ligj jo-Islamik ėshtė i rremė
All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di mė sė miri. All-llahu e bekoftė Pejgamberin tonė, Muhammedin (SalAllahu Alejhi ve Selem).
Sheikh Muhammed Salih El-Munaxhid
burimi: Islam Q&A
Kur“an dhe Sunnet |