Gjykimi rreth Ditės sė Valentinit PDF E-post
13 02 2008

Kur“an dhe SunnetPyetje:
Cili është gjykimi rreth Ditës së Valentinit?

Përgjigje:
Falënderimi i takon All-llahut [Subhanehu ve Teala].

Së pari:

Dita e Valentinit është një festë xhahile (sh.p.: injorante, nga koha e injorancës) e romakëve, e cila vazhdoi të festohet deri kur Romakët u bënë të Krishterë. Kjo festë u ndërlidh me të shenjtin e njohuri si Valentin, i cili u dënua me vdekje më 14.Shkurt të vitit 240 (sh.p.: sipas kalendarit gregorian). Jobesimtarët ende e festojnë këtë festë, gjatë së cilës praktikohen tejmase imoraliteti dhe ligësi (sh.p.: të ndryshme).

Së dyti:

Nuk është e lejuar për një Musliman që të festojë asnjë festë të jobesimtarëve, pasiqë festat hyjnë në çështje të sheriatit, të cilat bazohen në tekste autentike.

Sheikh el-Islam Ibn Tejmijeh [All-llahu e mëshiroftë] ka thënë:
Festat janë pjesë e Sheriatit, rrugë e qartë dhe ritual për çka All-llahu thotë:

"Pėr secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (tė posaēėm nė ēėshtje tė veprimit)."
[El-Maideh, 48]

"Secilit popull Ne i dhamė ligj (fetar) qė ata veprojnė sipas tij."
[El-Haxhxh, 67]

..sikurse kiblah (të drejtuarit gjatë namazit), namazi dhe agjërimi. Nuk ka dallim në mes të pjesëmarrjes së tyre në festë dhe në të gjitha ritualet tjera. Pjesëmarrja e plotë me festimin është pjesëmarrje në kufër (mosbesim), dhe pjesëmarrja në disa prej çështjeve më të vogla të saj (sh.p.: të festes) është pjesëmarrje në disa prej degëve të kufrit. Në të vërtetë, festat janë një prej gjërave unike të cilat dallojnë religjionet e ndryshme dhe janë prej simboleve më prominente të tyre, prandaj, pjesëmarrja në to është marrje pjesë në simbolet më karakteristike dhe prominente të kufrit. Pa dyshim, pjesëmarrja në to mund të çoj në kufër të plotë.

Pjesëmarrja e pjesërishme, së paku, është mosnënshtrim (sh.p.: ndaj All-llahut) dhe mëkat. Kjo tregohet nga i Dërguari i All-llahut [Paqja dhe Mëshira e All-llahut qofshin mbi të], kur ai tha:
{ Çdo popull ka festat e tyre, dhe kjo është festa jonë."

Kjo është më e keqe sesa ngjasimi me ta në veshmbathje dhe 'zinaar' (veshje e cila vishej vetem nga ehl el-dhimmah) dhe në karakteristika tjera të tyre, pasiqë ato karakteristika janë të bëra nga njeriu dhe nuk janë pjesë e fesë së tyre, por më tepër, qëllimi i tyre është thjeshtë për të dalluar në mes të një Muslimani dhe një kufari (jobesimtari). Sa i përket festëes dhe ritualeve të saja, kjo është pjesë e fesë e cila është mallkuar së basku me pasuesit e saj, andaj pjesëmarrja në të nënkupton pjesëmarrje në diçka që është shkak i tërheqjes së hidhërimit dhe dënimit të All-llahut."
[Iktida“ el-Sirat el-Mustekim, 1/207]

Ai [All-llahu e mëshiroftë] poashtu ka thënë:

Nuk është e lejuar pr muslimanët që të imitojnë ata në çfarëdo qoftë, që është pjesë unike e festave të tyre, qoftë kjo ushqim, veshmbathje, larje, ndezja e zjarreve, përmbajtja nga shprehitë e zakonshme, kryerja e akteve të adhurimit, apo çfarëdo qoftë tjetër. Nuk është e lejuar që të jepen ahengje apo të jipen dhurata, apo të shitet çfarëdo qoftë që u ndihmon atyre në këtë qëllim, apo të lejohen fëmijët dhe të tjerët të luajnë lojra që janë pjesë e festave, apo të mbajturit e stolive.

Për të konkluduar: Muslimanët nuk duhet të bëjne asnjë prej ritualeve të tyre në kohën e fesatve të tyre; më tepër, festat e tyre (sh.p.: të jobesimtarëve) për Muslimanët duhet të jenë si çdo ditë tjetër. Muslimanët nuk duhet të bëjnë asgjë specifike në imitimin e tyre.
[Mexhmu el-Fatava, 25/329]

El-Hafiz el-Dhehebi [All-llahu e mëshiroftë] ka thënë:
Nëse të Krishterët kanë një festë, dhe Jehudët kanë një festë, ato janë vetëm për ta, andaj asnjë Musliman nuk duhet të u bashkangjitet atyre në këtë, ashtu sikur asnjë Musliman nuk duhet të u bashkangjitet atyre në fenë e tyre apo në marrjen e drejtimit gjatë namazit.
[Tashabbuh el-Khasis bi Ehl el-Khamis, publikuar në Maxhallat el-Hikmeh, 4/193]

Hadithi të cilit i referohej Sheikh el-Islam ibn Tejmijeh është transmetuar në el-Buhari (952) dhe në Muslim (892) prej Aishes [All-llahu qoftë i kënaqur me të], e cila tha:
Ebu Bekri (sh.p.: babai i saj) hyri dhe aty ishin dy vajza prej Ensarëve me mua, të cilat ishin duke kënduar rreth asaj që u kishte ndodhur Ensarëve në ditën e 'Buath'-it. Ajo tha: Dhe ato nuk ishin këngëtare (profesionale). Ebu Bekri tha: "Instrumente muzikore të shejtanit në shtëpinë e të Dërguarit të All-llahut [Paqja dhe Bekimi i All-llahut qofshin mbi të]?!" dhe kjo ishte në Ditën e Bajramit. I Dërguari i All-llahut [Paqja dhe Mëshira e All-llahut qofshin mbi të] tha: { O Ebu Bekër, çdo popull ka një festë dhe kjo është festa jonë." }

Ebu Davudi (1134) transmeton se Enesi [All-llahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë:
Kur erdhi i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) në Medine, ata kishin dy ditë në të cilat ata luanin (sh.p.: ditë hareje). Ai (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "Çfarë janë këto dy ditë?" Ata thanë: "Kishim shprehi të luanim gjatë këtyre ditëve në kohën e xhahilijetit." I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "All-llahu ua ka zëvendësuar ato me dy ditë më të mira: dita e Kurban Bajramit dhe dita e Fitër Bajramit."
[Ky hadith është klasifikuar si sahih nga el-Albani në Sahih Ebi Davud]

Kjo tregon se, festat janë prej karakteristikave përmëes së cilave popujt dallohen, dhe nuk është e lejuar të festohen festat e injorantëve dhe mushrikëve (politeistëve).

Dijetarët kanë dhënë fetva duke deklaruar se është haram festimi i Ditës së Valentinit.

1 - Sheikh Ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) është pyetur:

Në kohët e fundit, festimi i Ditës së Valentinit është bërë i përhapur, posaçërisht në mesin e nxënësve të gjinisë femrore. është festë Krishtere, në të cilën njerëzit vishen tërësisht në të kuqe, përfshirë teshat dhe këpucët, dhe ata shkëmbejnë lule të kuqe. Ne shpresojmë që ju të na sqaroni gjykimin rreth festimit të kësaj feste, dhe çfarë është këshilla juaj ndaj Muslimanëve rreth çështjeve të tilla; All-llahu ju bekoftë dhe ju ruajtë.

Ai u përgjigj:

Festimi i Ditës së Valentinit nuk është i lejuar për një numër arsyesh.

  1. është një festë e shpikur, rreth së cilës nuk ka bazë në Islam.
  2. Promovon dashuri dhe pasion (apo tërheqje) të pandërgjegjshme.
  3. Thërret që zemrat të preokupohen me gjëra të kota, të cilat janë në kundërshtim me rrugën e selefëve të drejtë (All-llahu qoftë i kënaqur me ta)

Nuk lejohet që në këtë ditë të veprohet asnjë gjë, e cila është karakteristikë e kësaj feste, qoftë kjo të bëjë me ushqim, pije, veshmbathje, shkëmbim dhuratash apo çfarëdo qoftë tjetër.

Muslimani duhet të jetë krenarë me fenë e tij dhe nuk duhet të shndërrohet në një karakter të dobët, i cili pason çdo Tom, Dik dhe Herry. Lus All-llahun që të mbrojë Muslimanët nga çdo sprovim, të dukshëm dhe të padukshëm, dhe të na mrojë dhe udhëzojë neve.
[Mexhmu Fatava el-Sheikh Ibn Uthejmin, 16/199]

2 - Komiteti i Përhershëm (Legjna) është pyetur:

Disa njerëz festojnë Ditën e Valentinit më 14 Shkurt të çdo viti. Ata shkëmbejnë dhurata dhe trëndafila të kuq, dhe veshin tesha të kuqe dhe urojnë njëri-tjetrin. Disa furra bëjnë ëmbëlsira të kuqe dhe vizatojnë zemra në to, derisa disa shitore reklamojnë produkte të cilat janë speciale për këtë ditë. Cili është mendimi juaj për gjërat në vijim:

  1. Festimi i kësaj dite
  2. Blerja e produkteve në dyqane në këtë ditë
  3. Mbajtësit e dyqaneve, të cilët nuk e festojnë këtë ditë, mirëpo shesin gjëra të cilat shërbejnë si dhurata për njerëzit të cilët e festojnë?
  4. Ata u përgjigjën:

    Argumentet e qarta të Kur“anit dhe Sunnetit, dhe koncensi i gjeneratave të para të këtij ummeti, tregojnë se ekzistojnë vetëm dy festa në Islam: Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami. Çdo festë tjetër që ka të bëjë me një person, grup, ngjarje apo çfarëdo tjetër, janë festa të shpikura, të cilat nuk lejohet që Muslimanët ti shikojnë, aprovojnë apo të shprehin kënaqësi në rastë të tilla, apo të ndihmojnë tjerët në festimin e tyre në çfarëdo qoftë mënyre, sepse kjo është tejkalim i kufinjve të shenjtë të All-llahut, dhe kushdo që tejkalon kfinjtë e shenjtë të All-llahut, ai i ka bërë keq vetës së tij. Nëse festa e shpikur është edhe festë e jobesimtarëve, atëherë mëkati është edhe më i madh, sepse kjo është imitim i tyre dhe është lloj i të marrurit ata si shokë të ngushtë në Librin e Tij të Shenjtë. Dhe është dëshmuar se i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:

    "Kushdo që imiton një popull, ai është prej tyre."

    Dita e Valentinit hynë nën këtë gjykim, sepse është një festë idhujtare e Krishterëve, prandaj, nuk është e lejuar për një Musliman i cili beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit që të shikojë apo aprovojë atë, apo të urojë njerëzit në të. Më tepër, ai duhet të injorojë dhe t'i shmanget asaj, në nënshtrueshmëri ndaj All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe kështu të largohet prej gjërave të cilat shkaktojnë zemërimin dhe dënimin e All-llahut. Poashtu, është haram për Muslimanët që të ndihmojnë njërëzit në festimin e kësaj, apo çfarëdo feste tjetër të ndaluar, duke i furnizuar ata me lloje të ushqimeve dhe pijeve, apo duke blerë, shitur, prodhuar, dhuruar apo reklamuar, etj., sepse e tërë kjo është pjesëmarrje në mëkat dhe tejkalim të kufinjve dhe është mosnënshtrueshmëri ndaj All-llahut dhe të Dërguarit të Tij (SalAllahu Alejhi ve Selem). All-llahu thotë:

    "Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e armiqėsi. Kini dro dėnimit tė All-llahut, se me tė vėrtetė All-llahu ėshtė ndėshkues i fortė."
    [El-Maideh, 2]

    Muslimani duhet t“i përmbahet Librit të All-llahut dhe Sunnetit në të gjitha çështjet e tij, posaçrisht në kohët e fitneve kur ligësitë janë të përhapura. Ai duhet të jetë i menç dhe të evitojë rënien në devijim të atyre të cilët kanë merituar zemërimin e All-llahut dhe të cilët kanë devijuar, dhe të keqbërësve të cilët nuk e kanë frikë All-llahun dhe të cilët nuk kanë asnjë krenari të të qenurit Musliman

    Muslimani duhet t“i kthehet All-llahut dhe të kërkojë udhëzimin e Tij, dhe të qëndrojë i fortë në pasimin e tij, sepse nuk ka asnjë Udhëzim pos All-llahut dhe askush nuk mund ta bëjë njeriun të qëndrueshëm por Tij. Dhe All-llahu është Burim i Fuqisë. Paqja dhe Bekimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

    3 - Sheikh Ibn Xhibrin (All-llahu e ruajtë) është pyetur:

    Në mesin e të rinjve, meshkuj dhe femra, është bërë shprehi festimi i Ditës së Valentinit, e cila është emërtuar sipas një të shenjti të nderuar nga të Krishterët, të cilët festojnë këtë festë çdo vit më 14 Shkurt, me ç“rast ata shkëmbejnë dhurata dhe trëndafila të kuq, dhe veshin rroba të kuqe. Cili është gjykimi rreth festimit të kësaj dite dhe shkëmbimit të dhuratave?

    Ai u përgjigj:

    Së pari: nuk është e lejuar që të festohen këto festa të shpikura, sepse janë risi të cilat nuk kanë bazë në Islam. Kjo hynë në hadithin e Aishes (All-llahu qoftë i kënaqur me të), sipas të cilit i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
    { Kushdo që sjell çfarëdo qoftë në këtë çështjen tonë, e që nuk është pjesë e saj, do t“i refuzohet. }

    Së dyti: kjo përfshinë imitimin e kufarëve dhe kopjimin e tyre duke nderuar atë që ata nderojnë dhe respektimin e festave dhe ritualeve të tyre, dhe imitimin e tyre në diçka që është pjesë e fesë së tyre. Në hadith qëndron:
    { Kushdo që imiton një popull, ai është prej tyre. }

    Së treti: kjo rezulton në ligësi dhe gjëra të ndaluara si: humbja e kohës, këndimi, muzika, ekstravaganca, zhevshuria, paraqitje e papërmbajtur, përzierja e meshkujve me femra, paraqitja e femrave në prezencë të meshkujve jo-mahram (sh.p.: me të cilët u lejohet martesa), dhe gjëra tjera të ndaluara (harame), apo gjëra të cilat janë mjete drejt imoralitetit. Kjo nuk mund të arsyetohet me pohimin se kjo është një lloj zbavitjeje dhe argëtimi. Ai i cili është i sinqertë me veten e tij, duhet të qëndrojë larg mëkatit dhe rrugëve që qojnë në të.

    Dhe ai tha:

    Bazuar në këtë, nuk është e lejuar të shiten këto dhurata dhe trëndafila, nëse dihet se blerësi i feston këto festa apo i shpërdnanë këto gjëra si dhurata në këto ditë, ashtuqë shitësi të mos bëhet bashkëpunues i atij që i bën këto risi. Dhe All-llahu e di më së miri.


    Pėrgaditi: Editorial K&S
    Burimi: Islam QA
    Kuran dhe Sunnet © 2002-2008
 

Tė ngjashme


Kur“an dhe Sunnet © 2002-2008 | Lejohet kopjimi dhe shpërndarja në Emër të All-llahut

Powered by Info SERVER