Ekstravaganca (teprimi) nė ushqim PDF E-post
26 04 2004

Kur“an dhe SunnetPyetja:

Ēfarė ėshtė mendimi i juaj nė lidhje me ata qė pėrgatisin ushqime dhe ėmbėlsira tė shumėllojshme gjatė Ramazanit?

Përgjigje:

Falėnderimi i takon All-llahut s.v.t..

Ekstravaganca (teprimi) nė tė gjitha aspektet ėshtė e urrejtur dhe jo e lejuar, e posaēėrisht nė ushqim dhe pije. All-llahu s.v.t. thotė:

“...(Vishuni dhe) hani e pini, por mos shpėrdoroni me marrėzi e pa masė. Sigurisht qė Allahu nuk i do shpėrdoruesit ( e ata qė e tejkalojnė masėn).”
[el-A’raf 7:31]

Ndėrsa, i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė:

“ Biri i Ademit nuk mbush kazan ( burri“) mė tė keq se barkun e vet; pėr birin e Ademit mjaftojnė disa kafshore qė tė jetė i qėndrueshėm. Nėse duhet ta mbushni, atėherė 1/3 ushqim, 1/3 pije dhe 1/3 ajr.”
[Transmetojnė Tirmidhiu, 2380; Ibn Maxheh, 3349. Klasifikuar si sahih nga El-Albani nė Sahih el-Tirmidhi, 1939]

Ekstravaganca (teprimi) nė ushqim ka shumė tė kėqija:

a) Sa mė shumė njeriu ti shijojė gjėrat e mira tė kėsaj bote, aq mė pak do tė ketė pjesė nė to nė Ahiret.

El-Haakimi transmeton se Ebu Xhuhejfe r.a. ka thėnė: I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Sa mė tepėr qė njerėzit ngopen nė kėtė botė, aq mė tė uritur do tė jenė nė Ditėn e Ringjalljes
[Transmetuar nga Ibn Ebi“l-Dunja, i cili shton se Ebu Xhuhejfe asnjėherė nuk ėshtė ngopur deri sa u nda prej kėsaj bote. Klasifikuar si sahih nga El Albani nė el-Zilzileh el_Sahihah, 342.]

‘Omeri r.a. ka thėnė:

" Pėr All-llahun, sikur tė doja do tė vishja rrobet mė tė mira prej jush, dhe do tė haja ushqimet mė tė mira, dhe do tė kisha jetėn mė luksurioze. Por kam dėgjuar se All-llahu s.v.t. do ti dėnoj njerėzit pėr disa veprime tė tyre dhe ka thėnė:
“...Ju i morrėt gjėrat tuaja tė mira nė jetėn e dynjas dhe u kėnaqėt nė tė. Tani kėtė Ditė ju do tė shpėrbleheni me ndėshkimin poshtėrues, sepse ju qetė mospėrfillės nė tokė pa tė drejtė dhe sepse ju ngritėtėt krye e nuk u nėnshtruat (nėn Vullnetin e All-llahut).” [El-Ahkaf 46:20]

Hilet el-Evlija’

b) Largon vėmendjen e njeriut nga shumė vepra pėrkushtrimi dhe adhurimi, siē ėshtė leximi i Kur“anit, nė tė cilin muslimanėt duhet tė pėrqėndrohen gjatė kėtij muaji tė Shenjtė, siē ishte praktikė e Selefėve.

Ndėrkaq, gratė e kalojnė njė pjesė tė madhe tė ditės duke pėrgatitur ushqimin dhe pjesėn tjetėr tė mbrėmjes duke pėrgatitur ėmbėlsira tė ndryshme dhe pije. Nėse njė person hanė sė tepėrmi, ai bėhet dembel dhe fle shumė, dhe kėshtu humbė shumė nga koha e tij.

Sufjan el Tavri r.a. ka thėnė:

"Nėse doni tė keni trup tė shėndoshė dhe tė fleni pak, atėherė hani pak."

Ngrėnia e tepėrt poashtu humbė ndjeshmėrinė e zemrės. Ėshtė pyetur Imam Ahmedi r.a.: " A gjenė njeriu nė zemrėn e tij butėsi dhe njdeshmėri, nėse ėshtė i ngopur?" Ai u pėrgjigj, "Mendoj se, jo."

All-llahu s.v.t. e di mė sė miri.

Mos na harroni nė duatė e juaja, insha All-llah

 

Tė ngjashme


Kur“an dhe Sunnet © 2002-2008 | Lejohet kopjimi dhe shpërndarja në Emër të All-llahut

Powered by Info SERVER